» Lajm i keq, Gjermania rrezikon eliminimin nga Botërori i Rusisë

Lajm i keq, Gjermania rrezikon eliminimin nga Botërori i Rusisë

Duket e vështirë për tu besuar por tradita kështu e do. Që prej Botërorit të vitit 2002 , tre nga katër ekipet që vinin me petkun e kampionit të Botës në fuqi nuk kanë arritur të kualifikohen nga faza e grupeve, duke u kthyer në shtëpi vetëm pas tre ndeshjesh. Kjo ka filluar të shqetësojë së tepërmi tifozët gjermanë por dhe lojtarët, pasi faktori psikologjik siç dihet është një pjesë shumë e rëndësishme në evenimente të këtyre përmasave. Ndërkohë që nga fitorja e Brazilit dy herë rreshtë në vitet 1958 dhe 1962, as që bëhet fjalë për mbrojtjen e titullit nga ndonjë ekip.

Kështu në botërorin e zhvilluar në Korenë e Jugut dhe Japoni 16 vjet më parë, Franca që kishte fituar kupën në kampionatin e shtëpisë në vitin 1998 u eleminua që në grupe pa arritur të fitojë asnjë ndeshje. Historia u përsërit në vitin 2010 ku kombëtarja Italiane nuk arriti dot të kalonte fazën e grupeve në Afrikën e Jugut. “Fenomeni” u përforcua akoma më shumë Botëtorin e fundit përpara 4 vitesh ku ishte rradha e Spanjës, fituese në finalen e Johanesburgut, për të dal kokulur pa arritur të lë asnjë shenjë e madje duke u “turpëruar” nga Holanda.

Mbetet për tu parë nëse edhe Gjermania do bie në këtë “grackë” të fatit apo jo. Vlen të përmendet se dhe vetë “panzerat” e kanë pësuar një herë nga “dukuria” e kampionit, pikërisht në Europianin e vitit 2004, ku ndonëse vinin si kampionë në fuqi të Europës, në Portugali nuk arritën dot të shfaqeshin të denjë për të mbrojtur titullin e fituar, duke u kthyer në atdhe pas ndeshjeve në grupe.


360grade.al


Atentati: 600.000 sirianë që vijnë dhe 500.000 shqiptarë që largohen…

Të tjera