» “Amerika u zhgënjye sërish”, Erdogan mesazh NATO-s: Pse nuk i thoni Greqisë që…

“Amerika u zhgënjye sërish”, Erdogan mesazh NATO-s: Pse nuk i thoni Greqisë që…

Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, në lidhje me projekt-rezolutën për mbrojtjen e civilëve palestinezë për të cilën SHBA-të vendosën veton në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (OKB), ka deklaruar se “Amerika u zhgënjye sërish”, transmeton Anadolu Agency (AA).

erdogan

Presidenti Erdoğan, nga qyteti Rize ka marrë pjesë në një transmetim direkt të përbashkët të 24 TV, 360 dhe të Unionit të Publikuesve Anadolu.

“Kjo projekt-rezolutë u miratua nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara me 120 vota, me 8 vota kundër dhe 45 abstenim. Amerika u zhgënjye sërish”, deklaroi Erdoğan.

Ndër të tjera, në fjalën e tij Erdoğan ka përmendur edhe çështjen e gjendjes së jashtëzakonshme në Turqi, për të cilën ai ka theksuar se, “Në rast se pas 24 qershorit do të vazhdojmë detyrën, puna e parë që do të bëjmë shpresojmë se do të jetë heqja e gjendjes së jashtëzakonshme”.

Po ashtu në lidhje me sistemin S-400 që Turqia do të marrë nga Rusia, Erdoğan ka rikujtuar se disa vende të NATO-s janë shprehur se sistemi S-400 është në kundërshtim me konceptin e NATO-s, por se sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka theksuar se ata nuk do të ndërhyjnë në këtë çështje.

“Greqia ka sistemin S-300… pse nuk i thuhet asaj që aktualisht i ka këto sisteme. Ndërsa në anën tjetër, në të nëjtën mënyrë këtë sistem e ka edhe Siria që është jashtë NATO-s, edhe kësaj nuk i flisni dot. Ndërsa kur vjen puna tek Turqia, ka një ngërç politik, është e pamundur ta kuptosh këtë. Ne jemi të interesuar për çdo gjë që kemi nevojë në industrinë e mbrojtjes. Më parë ne i kemi bërë propozimet, por ata nuk janë afruar. Faleminderit Rusisë që na dha kredi me kushte të favorshme. Ndërkohë që Rusisë i kam propozuar edhe për prodhimin e përbashkët të sistemit S-500, ku pas disa fazash të hyjmë në prodhim së bashku” tha Erdoğan.


360grade.al


Atentati: 600.000 sirianë që vijnë dhe 500.000 shqiptarë që largohen…

Të tjera