» Spanja e shkarkoi nga drejtimi Kombëtares, ja çfarë thotë Lopetegui

Spanja e shkarkoi nga drejtimi Kombëtares, ja çfarë thotë Lopetegui

Julen Lopetegui u shkarkua nga detyra e trajnerit të Spanjës ditën e djeshme, për faktin se ai nuk e kishte njoftuar presidentin e Federatës për kontratën e re që nënshkroi një ditë më parë me Realin.

“Jam shumë i trishtuar, por kemi një skuadër të mrekullueshme dhe shpresoj që të fitojmë Botërorin”, tha Lopetegui për mediat spanjolle që po e prisnin në aeroportin e Krasnodarit, nga ku do të niset për në Madrid.

Presidenti i RFEF-së, Luis Rubiales e argumentoi vendimin për largimin e Lopeteguit me mënyrën se si trajneri arriti marrëveshjen me Real Madrid.

“Negociatat janë zhvilluar pa asnjë dijeni nga Federata, që e mësoi vetëm 5 minuta para konferencës për shtyp. Ka një mënyrë të të vepruarit dhe Lopetegui nuk e zbatoi”, ka deklaruar Rubiales .

Tashmë, Spanja do të drejtohet në Botëror nga Fernando Hierro, i cili kishte detyrën e drejtorit teknik te kombëtarja.


360grade.al


Atentati: 600.000 sirianë që vijnë dhe 500.000 shqiptarë që largohen…

Të tjera