» Nikollë Lesi: Përballja me artistët është më e fortë se me një ushtri

Nikollë Lesi: Përballja me artistët është më e fortë se me një ushtri

Artistët dhe shoqëria civile janë të vendosur që të mos e japin Godinën e Teatrit Kombëtar për një privat i cili e ka rregulluar me qeverinë për ta shembur dhe ndërtuar disa kulla të mëdha biznesi. Polemikat dhe përplasjet kanë qenë deri tani gojore dhe ballore mes artistëve dhe qeverisë. Pas vendimit të kryeministrit për ta kaluar me ligj në parlament marrjen e godinës dhe tokës se teatrit, grupimi i artistëve të Shqipërisë, të cilët e shikojnë si godinë e artit, e historisë dhe e vlerave tona kombëtare; pra tashmë përplasja do jetë fizike. Ata nga nesër do të hyjnë e do ngujohen në godinën e Teatrit Kombëtar për ta mbrojtur edhe me jetët e tyre historinë e tyre. Policia do të ndërhyjë. Përplasja do jetë fizike.

Nga ana tjetër Kryetari i Shtetit, Ilir Meta ka bërë thirrje qeverisë dhe bashkisë të ulen e bisedojnë me artistët për të gjetur zgjidhje konsensuale. Ndërkohë PS-ja dhe qeveria duket se nuk duan të heqin dorë nga prishja e Godinës, simbol i artit kombëtar, për t’ia dhënë privatit për ndërtimin e disa kullave të mëdha dhe ku, thonë, se do jetë edhe një teatër mes biznesit të kullave.

Por siç duket palët do shkojnë në përplasje, të cilën asnjë shqiptar nuk e do. Opozita ka deklaruar se do mbrojë artistët dhe Teatrin.

Pra po shkohet në duel fizik, kur mund të kishte zgjidhje, ku qeveria tërhiqej dhe artistët vazhdonin punën e tyre dhe jo të gardianit të Teatrit.


360grade.al


Rama në fushatë, Opozita në pushime…

Të tjera