» Mesazhi i FRPD dhe LRI për Edi Ramën: Je i dëbuar nga Shqipëria

Mesazhi i FRPD dhe LRI për Edi Ramën: Je i dëbuar nga Shqipëria

Të rinjtë opozitarë kanë vijuar edhe gjatë ditës së sotme protestën e tyre përballë Ministrisë së Brendshme, për të larguar Ramën dhe Xhafën.

Në fjalën e tij kreu i FRPD-së, Belind Këlliçi theksoi, se krimi dhe droga,. Janë arsyeja se përse Evropa nuk e pranon Shqipërinë.

Deklarata e Belind Këlliçit:

Ja pra kjo eshte llogaridhenia e Rames. Edi Rama e beri me krimin marrveshjen dhe natyrisht me ata e ka dhe llogaridhenien. Qytetaret i perdor vetem per vota dhe shoë.

Kjo eshte arsyeja perse Europa po e refuzon Shqiperine. Asnje vend demokratik nuk mund te pranoje te kete partner nje trafikant droge, nje kriminel, nje te korruptuar.

Ministri yne i brendshem qe lufton gjoja krimin, mbron vellain e tij te denuar per trafik droge, ia fsheh ate drejtesise. Nje minister i brendshem qe lufton trafikun nuk ia ve ne dispozicion te vellait policine per trafik droge ndersa ish ministri nuk u jep makinen e tij trafikanteve.

Me dhjetra punonjes policie ka te perfshire ne trafik droge. Drejtues policie jane ne kerkim per trafik droge. Prandaj i shikoni qe u versulen si bisha protestuesve qe denoncojne drogen dhe krimin. E pate si dhunuan kryeredaktorin e RD, si grisen banderolat e FRPD, si i futen duart ne fyt kryetarit te FRPD Shkoder, si po procedojne cdo dite te rinjte. Po nuk na trembin dot. Ne duam lirine, demokracine, Shqiperine si e gjithe Europa. Ata duan shefat e tyre qe ta mbajne peng Shqiperine.

Ta shnderrojne ate ne hambarin e hashashit, ne laboratorin e kokaines dhe heroines, ne vendin ku lulezon krimi e korrupsioni.

Te rinjte ne 90 rrezuan diktaturen komuniste, sot eshte koha jone te rrezojme diktaturen e krimit dhe drogës.

Me Fatmir Xhafen e Sajmir Tahirin s’ka Europe. Pergjegjes per kete eshte vetem Edi Rama. Ndaj dhe sot kemi vendosur ta debojme perfundimisht Edi Ramen nga Shqiperia.


360grade.al


Pushimet e gjata të Opozitës dhe syri i shkelur i KM-së

Të tjera