» 11 futbollistë të Botërorit që janë aq seksi, sa do t’ju bëjnë të shihni çdo ndeshje

11 futbollistë të Botërorit që janë aq seksi, sa do t’ju bëjnë të shihni çdo ndeshje

Nesër nis zyrtarisht Kupa e Botërorit me ndjeshjen Rusi – Arabi Saudite. Deri më 15 korrik, 32 skuadra nga gjithë bota do të luajnë për çmimin e madh në 11 qytete të ndryshme ruse. Por le t’i lëmë me kaq gjërat e mërzitshme. Flasim pak për lojtarët, ata që do të na bëjnë ne (lexo: ne që s’na intereson fare futbolli) të shohim ca ndeshje të mira.

1. Ky është 27-vjeçari Eduardo Salvio, mesfushor i Argjentinës.

Është i martuar dhe ka dy fëmijë.

2. Ramadan Sobhi është 21-vjeç dhe luan për Egjiptin.

Është i martuar me Habiba Ekramy.

3. Martín Cáceres, 31 vjeç, luan për Uruguajin.

Ai është i lidhur me të dashurën e gjimnazit, Natalia Sommaruga. Ata kanë dy fëmijë bashkë, të quajtur Martina dhe Leo.

4. André Silva është vetëm 22 vjeç dhe luan për Portugalinë.

Sapo vendosëm që jemi me Portugalinë këtë Botëror.

5. Boshnjaku Dejan Lovren luan për Kroacinë dhe është 28 vjeç.

Lovren është i martuar me Anita Lovren dhe kanë dy fëmijë bashkë.

6. Gerard Piqué është mbrojtësi 31-vjeçar i Spanjës.

Piqué është i martuar me Shakira-n dhe është baba i dy djemve.

7. Michy Batshuayi, 23 vjeç, luan për Belgjikën.

8. Njihuni me Mats Hummels, i cili luan për Gjermaninë.

29-vjeçari është i martuar me Cathy Fisher dhe bashkë kanë një djalë 10-vjeçar.

9. Keita Baldé luan për Senegalin.

Është 23 vjeç dhe kjo në krah është e dashura.

10. Rúrik Gíslason, 30 vjeç, luan për Islandën.

Dy vitet e shkuara kandidoi për deputet i Parlamentit Islandez.

11. Roman Bürki, portier i Zvicrës, 27 vjeç.

Ndërruam mendje. Jemi me Zvicrën.


360grade.al


Atentati: 600.000 sirianë që vijnë dhe 500.000 shqiptarë që largohen…

Të tjera