» Florian Binaj largohet nga “Top Channel”, nga nesër do e shihni tek TVSH

Florian Binaj largohet nga “Top Channel”, nga nesër do e shihni tek TVSH

Rolet e tij kanë rrëmbyer gjithmonë zemrat e publikut dhe kanë mbajtur shikuesit të gozhduar përpara ekranit. Bëhet fjalë për aktorin e njohur të humorit, Florian Binaj, i cili ka vendosur që përveç aktrimit, të merret edhe me diçka tjetër.

Duke qenë se ditën e nesërme nis maratona e Kampionatit të Futbollit,  Florianin do ta shohim në ekranin e TVSH-së. Lajmin e ka bërë të ditur në rrjetet sociale vetë njëra prej kolegeve të tij, Hygerta Sako.

Ai do të moderojë emisionin e mbrëmjes që i kushtohet ndeshjeve të Kampionatit, së bashku me Hygerta Sakon dhe Erjona Sulejmanin, ish-gruan e futbollistit Blerim Xhemaili.

Gjithashtu mësohet se Floriani nuk e ka lënë “Top Channel”, mirëpo po largohet prej tij vetëm për një periudhë të caktuar kohore, për tu marrë me emisionin sportiv.


360grade.al


Është mirë të bësh valixhet Kryeministër!

Të tjera