» Dua Lipa reagon pas tradhëtisë së partnerit, Isaac Carew

Dua Lipa reagon pas tradhëtisë së partnerit, Isaac Carew

Edhe pse i’u këndon rregullave në këngën e saj ‘Rules’, Dua Lipa i theu ato duke u rikthyer me ish të dashurin, Isaac Carew. Por vetëm tani është publikuar lajmi se Carew e ka tradhëtuar këngëtaren shqiptare dhe ky ka qenë shkaku i ndarjes. “The Sun” ka publikuar imazhet e modelit, i cili shihet duke vallëzuar dhe u përkëdhelur me një zeshkane.

Por i menjëherëshëm ka qenë edhe reagimi i Dua Lipas e cila me anë të disa statuseve në Twitter është shprehur se njerëzit duhet t’iu besojnë instinkteve dhe të dashurit t’i mbajnë afër vetes.

“Duhet t’i mbani afër shoqërinë dhe të dashurit, besoni instinktet. Mos i lejoni të shkojnë njerëzit që nuk kanë asgjë tjetër përveç sinqeritetit, që ta duan të mirën pa interes. Mendoj se frika më e madhe është kur lejoni të qëndrojnë pranë jush njerëzit toksikë për një kohë të gjatë. Do t’i njihni të mirët që do të paralajmërojnë për të këqijtë. Besoju atyre para se të bësh gjënë më të vështirë”, ka shkruar këngëtarja duke dhënë një mesazh të qartë.


360grade.al


Është mirë të bësh valixhet Kryeministër!

Të tjera