» Skandali me stadiumin e ri, arrestohen 9 persona për korrupsion

Skandali me stadiumin e ri, arrestohen 9 persona për korrupsion

Planet e Romës për të ndërtuar një stadium të ri, hasin një pengesë të re, pasi këtë të mërkurë, 9 persona janë arrestuar për korrupsion në lidhje me arenën e re që pritet të ndërtohet në kryeqytetin italian.

Mes të arrestuarve nga Karabinierët italianë, është edhe inxhinieri kryesor, Luka Parnasi, si dhe 6 kolegë të tij. Prokurorët thonë se janë bërë pagesa ilegale në para “cash”, për punëtorë jo ekzistentë dhe për këshillime.

Presidenti amerikan i Romës, Xhejms Palota, e ka prezantuar që në mars 2014 këtë projekt, duke deklaruar që do ishte gati për sezonin 2016-17, por ende ndërtimi nuk ka nisur. Gjithsesi, prokurorët thonë se klubi i Romës nuk është i përfshirë në këtë skandal. Kosto e projektit llogaritet në rreth 1.6 miliardë euro, duke përfshirë më shumë se 200 milionë euro financime publike.

New-photos-What-Stadio-della-Roma-will-look-likeBY-AS-ROMA-19-hours-ago-Share-Following-the-anno


360grade.al


Kompleksimi i Opozitës dhe oksigjeni që mori prej saj kryeministri

Të tjera