» Angelina Jolie rrezikon të humbasë përgjithmonë kujdestarinë e fëmijëve pas këtij veprimi të saj

Angelina Jolie rrezikon të humbasë përgjithmonë kujdestarinë e fëmijëve pas këtij veprimi të saj

Marrëveshja e divorcit të Angelina Jolie dhe Brad Pitt-it nuk ka përfunduar ende dhe situata mes tyre po tensionohet gjithmonë e më shumë. Pas këtyre mosmarrëveshjeve aktorja e njohur rrezikon të humbasë përfundimisht kujdestarinë e fëmijëve të saj.

Sipas “Daily Mail” gjykata në Los Angeles ka vendosur se është e dëmshme për fëmijët që të mos kalojnë fare kohë më babin dhe për këtë arsye ai duhet të ketë më shumë hapësirë për ta kaluar me ta.

Momentalisht kujdestarinë e gjashtë fëmijëve të çiftit të njohur e ka Angelina, por duke qenë se negociatat për divorcin nuk kanë përfunduar ende, gjykatësit e kanë këshilluar aktoren që t’i lejojë ata që të kalojnë më shumë kohë me babin e tyre, pasi ata janë të bindur se fëmijët do të jenë të sigurt.

Duke marrë parasysh që Angela do të jetë shumë e zënë me xhirimet e filmit “Maleficient 2”, Pitt do të ketë më shumë mundësi për të takuar fëmijët e tij dhe madje mund të jetojë me ta për disa kohë.

Pitt do të jetojë në Londër më fëmijët në një apartament për 4 orë në ditë nga 8 deri në 17 qershor, nga 27 qershori deri me 1 korrik për 10 orë në ditë dhe pastaj nga 8 deri në 14 korrik 4 orë në ditë. Të gjitha takimet do të jenë nën mbikëqyrjen e një psikoterapeuti fëmijësh.

Pas kthimit në Kaliforni me 21 korrik deri në 29 rasti do të jetë në favor të Pitt-it dhe kufizime do të ketë për Jolie, e cila pas kësaj do t’i takojë fëmijët një herë në ditë në një orar që do të bien dakord me ish-bashkëshortin.

Gjykata e ka bërë të qartë se nëse Jolie nuk i lë ish-bashkëshortit të saj hapësirën e duhur me fëmijët, ajo mund të humbasë përgjithmonë kujdestarinë e tyre.


360grade.al


Pushimet e gjata të Opozitës dhe syri i shkelur i KM-së

Të tjera