» I hodhën vajzën nga makina, apeli prekës i të atit: Duam trupin e saj, me kë jetonte në Itali e di vetëm…

I hodhën vajzën nga makina, apeli prekës i të atit: Duam trupin e saj, me kë jetonte në Itali e di vetëm…

Pak ditë pas vdekjes tragjike të Anxhela Meçanit, 20 vjecares nga Fieri që u hodh nga makina nga disa persona ende të paidentifikuar, familjarët e saj kërkojnë ndihmën e shtetit shqiptar në zbardhjen e ngjarjes dhe kthimin e trupit për lamtumirën e fundit.

Ata kanë publikuar një bisedë audio me të riun që shoqëroi 20 vjecaren gjatë largimit drejt Italisë, i cili thotë se nuk di shumë detaje, por mohon që e reja të ketë punuar si prostitutë, ndryshe nga sa kanë  raportuar mediat italiane.

Në një inetrvistë të dhë për Ora News, baba i saj shperehet se kanë pasur kontaktee të vazhdueshme me të bijën por nuk e dinin me kë jetonte.

burri (1)

“Ajo vetë e di se me kë jetonte. Kontakte kishte në telefon me neve. Hera e fundit ka qenë një ditë para vrasjes makabër që është bërë. Mua më vjen lajmi nga Greqia, tezja e vet. Nga telefonata e fundit nuk kuptuam asgjë fare. Biles qeshëm. Nuk e di pse ka ndodhur dhe si ka ndodhur. Me ç’pashë në portale, vrasja ishte mizore. Nga këtu, vajza ka ikur me një shqiptar dhe atje pastaj ka bërë celebrim me një italian. Vajza të vijë në Shqipëri me ndihmën e shtetit. Vajza të vijë këtu. Nuk dua ta varrosin”, është shprehur ai.

I ati, Dritan Meçani thotë se nuk i ka mundësitë financiare për procedurat.

20 vjeçarja sipas mediave italiane u dhunua dhe u hodh në rrugë nga një makinë në qytetin e Torinos, ndërsa ndërroi jetë në spital si pasojë e plagëve të marra, ndërsa edhe familja nuk di më shumë detaje nga ngjarja, duke apeluar për një hetim të plotë të krimit./OraNews/


360grade.al


Atentati: 600.000 sirianë që vijnë dhe 500.000 shqiptarë që largohen…

Të tjera