» (VIDEO) Katastrofa mjedisore/ Një ditë pas emisionit të Zhejit, Rama shkon në Porto Romano dhe…

(VIDEO) Katastrofa mjedisore/ Një ditë pas emisionit të Zhejit, Rama shkon në Porto Romano dhe…

Emisioni “360gradë” i së martës, që ishte edhe emisioni i fundit i Zhejit për këtë sezon, i kushtoi një hapësirë mjaft të madhe dramës ambientale në zonën e Porto Romanos në Durrës. Kreu i Partisë Agrare Agron Duka, deklaroi në studion e “360gradë” se ditën e premte në orën 11.00 do të nisin protestat, të cilat do të përshkallëzohen nëse nuk merren masa.

EMISIONI I PLOTË

Ndërkohë, një ditë më pas, (sot, e mërkurë 13 qershor) Kryeministri Edi Rama ka vizituar vetë Proto Romanon së bashku me ministrin Blendi Klosi dhe kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako.
Rama përpiqet të mbulojë punën e pakryer gjatë këtyre 5 viteve në pushtet, duke përmendur faktin që ndotja në këtë zonë ka qënë një problem i hershëm.

Ndërkohë njofton se brenda 1 viti e gjysmë, kjo hapësirë do të shndërrohet në park.

“Në skëterrën e Porto Romanos, ku nevojës ulëritëse të shumë dekadave, do t’i përgjigjemi me një projekt transformimi rrënjësor të plagës së vjetër mjedisore në një park të ri të qytetit të Durrësit – brenda 18 muajsh”, shkruan Rama mbi videon që shpërndan në Facebook.


360grade.al


Pse ka shpallur sulm dhe çfarë parandjen KM-ja?

Të tjera