» Mes Klanit dhe Top Channel, Fevziu shuan dilemën… (VIDEO)

Mes Klanit dhe Top Channel, Fevziu shuan dilemën… (VIDEO)

Emisioni 360gradë i së martës, që ishte edhe emisioni i fundit i Zhejit për këtë sezon, kishte të ftuar në pjesën e parë gazetarin Blendi Fevziu, i cili sqaroi ndër të tjera edhe vendimin e tij për të ardhmen e emisionit Opinion. Teksa vë në dukje problematikat, gazetari shprehet se ka vendosur të qëndrojë.

“Unë kam qenë mes një tundimi për një projekt shumë interesant që në Top ka nisur të zbatojë Ben Blushi dhe tërheqjes emocionale ndaj një televizioni ku kam qenë prej 20 vjetësh pa pasur kurrë një shqetësim nga ato që shumë prej kolegëve kanë. Unë kam thënë që kjo nuk është një zgjedhje racionale, pati ato zgjidhen kollaj. Ka qenë një zgjidhje emocionale. Kam vendosur të jem në një vend ku ti prapë je i mësuar me gjithë problematikën je i mësuar dhe ke krijuar një lloj stabiliteti”, tha Fevziu.


360grade.al


Pushimet e gjata të Opozitës dhe syri i shkelur i KM-së

Të tjera