» Debati Çuli-Kabashi, reagon aktori i njohur: “Këtij palaços, që i përmend rrogën…”

Debati Çuli-Kabashi, reagon aktori i njohur: “Këtij palaços, që i përmend rrogën…”

Pas “konfliktit” në distancë ndërmjet aktorit të madh shqiptar, Mirush Kabashi dhe drejtorit të Teatrit, Hervin Çulit, ka shpërthyer në akuza ndaj këtij të fundit edhe aktori Julian Deda.

I ftuar në emisionin “Studio e Hapur” aktori Mirush Kabashi ka folur për çensurën në këtë institucion duke u shprehur: Natyrisht që ka çensur. Ajo ka kaluar nga pushteti në teatër. Jemi më keq se në diktaturë. Problemi kryesor është ligji për teatrin.

Kaq është dashur që drejtori i Teatrit të shpërthej ndaj aktorit, duke thënë se ai ka 15 vite që e merr rrogën kot.

Kjo deklaratë e drejtorit ka shkaktuar indinjatë tek një nga aktorët më të njohur të humorit shqiptar, Jul Deda ka reaguar ashpër kundrejt Hervin Çulit nëpërmjet rrjetit social “Facebook”.

“Ketij palaços, qe i permend rrogen “Nderit te Kombit” Mirush Kabashi, do ishte me mire mos t’i jepej fare rroga, se gjithsesi do shkoje te vendi e do ta beje rrush e kumbulla.

P.s. Turp i permend rrogen tjetrit, fudull.”, ka shkruar aktori i humorit.


360grade.al


Rama në fushatë, Opozita në pushime…

Të tjera