» Mrekullitë shqiptare Dua Lipa, Rita Ora, Era Istrefi, Ermal Meta…

Mrekullitë shqiptare Dua Lipa, Rita Ora, Era Istrefi, Ermal Meta…

 

Nga Artur Zheji

Duam të flasim për diçka të bukur, flasim për Dua Lipën, sukseset e saja të njëpasnjëshme botërore, planetare…
Duam të flasim për një talent të madh që vetëm i jep Shqipërisë, famë, mirësi, nder dhe nur?
Dua Lipa!
(Kosova është Shqipëri, Shqipëria është Kosovë, që të mos keqkuptohemi…)
Duam të flasim për virtuozizmin modern të Londrës muzikore dhe jo vetëm? Flasim për Rita Orën!
Inteligjente, plot talente dhe gëzimprurëse…
Duam të jemi në Botëror? Nuk jemi dot, Kombëtarja kuq e zi nuk ja mbrrin dot, por kemi Era Istrefin, që është në treshen e artë, të atyre që këndojnë “hitin” zyrtar të Botërorit…
Duam të jemi krenarë si shqiptarë, edhe kur lajmë pjata apo shtrydhim benzinë nëpër pika furnizimi, kur jemi majë skelave si muratorë në Italinë e bukur dhe mikpritëse?
Flasim dhe përmendim Ermal Metën, si fitues të festivalit më të famshëm në Europë të muzikës së lehtë, Sanremos…
Këto emra dhe dhjetëra, por edhe qindra të tjerë në pikënisje, në të gjitha fushat, nëpër Europë dhe Botë, janë një “eksport” genetikm i mahnitshëm, që kjo “farë” kaq e mirë dhe me kaq energji krijuese pozitive, mbin, harliset dhe shpërthen nëpër botë.
Ndërkohë që do të vyshkej dhe do të kalbej në pisllik, po të rrinte në vendin e bekuar, por të mallkuar që i lindi.
Pse është kështu?
Përse jemi vetëm një serë e begatë që prodhon fidane talentesh që duhet të mbijnë jashtë Shqipërisë që të mund të japin frytet e tyre të arta?
Ndoshta sepse jemi shumë të vegjël dhe sepse drejtohemi nga një klasë politike që ka talent të parë grabitjen!
Por ndoshta edhe sepse e kemi si mision këtë “Farëshpërndarjen”, prej mijëra vitesh tashmë, që në kohën kur jepnim dhjetëra Perandorë të famshëm Perandorisë së lashtë Romake…
Ndoshta…
/360grade.al/


360grade.al


Opozitar? Apo të vdesësh në gjumë dhe nga shpresat e rreme…

Të tjera