» Nga Zvicra te Belgjika, këta do të jenë futbollistët shqiptare që do të luajnë në Botëror

Nga Zvicra te Belgjika, këta do të jenë futbollistët shqiptare që do të luajnë në Botëror

Përfaqësuesja kombëtare e Zvicrës shkon në Botërorin e Rusisë me 4 shqiptarë. Xherdan Shaqiri, Valon Behrami, Granit Xhaka dhe Blerim Xhemaili janë zyrtarisht pjesë e kombëtares zvicerane, në listën përfundimtare të 23 futbollistëve.

Për shkak të dëmtimit, pjesë e saj nuk do të jetë shqiptari tjetër, Admir Mehmedi. Nga 26 lojtarë, trajneri Vladimir Petkoviç zvogëloi listën në 23 për kampionatin botëror, duke përjashtuar Silvan Widmer, Gregor Kobel dhe Edimilson Fernandes.

Edhe pjesëmarrja e Xhakës ishte në pikëpyetje deri në momentin e fundit, për shkak të dëmtimit që pësoi në gju javën e shkuar. 25-vjeçari, mesfushor i Arsenalit, pësoi një lëndim gjatë seancës stërvitore, por u shfaq më pas i lehtësuar kur mësoi se nuk bëhej fjalë për një lëndim serioz.

Adnan Januzaj gjithashtu është grumbulluar në Kombëtaren e Belgjikës, ku pritet të ketë edhe minuta në dispozicion.


360grade.al


Pse ka shpallur sulm dhe çfarë parandjen KM-ja?

Të tjera