» Demalia: Kështu e ka ky, i sulmon të gjithë

Demalia: Kështu e ka ky, i sulmon të gjithë

Nga Ilir Demalia

“Kështu e ka ky, i sulmon të gjithë”

Tashmë kjo frazë që e dëgjoj shpesh,madje edhe si i “çmendur” nuk mbulonë zullumet e juaja dhe që nuk jeni mësuar që dikush të merret me ju, sepse i blini sapo hapin gojën, ose i kercënoni me jetën apo me vendin e punës. Me këto lloj metodash nuk shkoni askund, shërbejnë vetëm për mentalitetin tuaj që të mbyllni gojën e dikujt që flet. …Gë zoj shëndet shumë të mirë,si fizik edhe atë mendor kështu që nuk skuqem fort se me etiketoni, është normale për ju.

Jo more “zotërinjë” nuk është faji im që jeni kaq shumë dhe rradhiteni kaq bukur kohë pas kohe, dhe skandal pas skandali…Nuk intimidohem pêr këtë, sa flet për njërin pa dashur del tjetri, jeni bërë një zinxhirë i pashkëputshëm dhe ky nuk është faji im por i zullumeve që keni bërë prej 28 vjetësh që një ditë do të paguhen, prandaj ju del nga goja kjo “i sulmonë të gjithe”. Nuk jam unë që sulmoj por jeni ju të gjithë që po sulmoni një popull dhe po shkatërroni një vend.


360grade.al


Atentati: 600.000 sirianë që vijnë dhe 500.000 shqiptarë që largohen…

Të tjera