» Hajdutëve u dështon vjedhja, momenti i pabesueshëm kur ndalen nga kalimtarët (360video)

Hajdutëve u dështon vjedhja, momenti i pabesueshëm kur ndalen nga kalimtarët (360video)

ANGLI – Këto pamje të pabesueshme tregojnë momentin kur disa londinezë u bënë bashkë për të ndaluar një bandë të armatosur me thika e çekiçë pasi vodhën disa bizhuteri luksoze në kryeqytetin anglez.

Katër kalimtarët heroikë shihen teksa vrapojnë tek personat e armatosur duke bërë që një prej grabitësve të braktisë motorin e tij përpara se të kapnin të dyshuarin tjetër.

Një tjetër kalimtar shihet teksa vrapon drejt kriminelëve për t’i ndaluar ata të kryerin vjedhjen në dyqanin me orëra zviceriane.

Ata u bënë barrikadë për kriminelët deri në pritje të policisë. Tre prej hajdutëve arritën të largohen, por kalimtarët mundën të shtrinin një tjetër grabitës në tokë derisa u arrestua nga policia.


360grade.al


Opozitar? Apo të vdesësh në gjumë dhe nga shpresat e rreme…

Të tjera