» Vasili: Dëshmitari X , zeroi portalet milionëshe të Ramës…

Vasili: Dëshmitari X , zeroi portalet milionëshe të Ramës…

Kryetari i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, përmes një komenti në rrjetet sociale, akuzon Kryeministrin Edi Rama se harxhon miliona për të bërë portale gjoja për ankesa e denoncime, por kur flet dëshmitari X ai hidhet përpjetë.

Vasili shkruan se Dëshmitari X i bëri zero portalet e Kryeministrit të kapur nga fyti.

Postimi i Petrit Vasilit

Kryeministri qesharak,Portali, Deshmitari x dhe shqiptaret.

Kryeministri i Shqiperirise alias Mister Portali baderdisi leket e shqiptareve duke bere portale.Jo pak por miliona euro per portale, qe medemek do mblidhnin ankesa,denoncime, dyshime,hamendje per korrupsionin dhe per cdo paudhesi, qe behej ne administraten shteterore dhe qe ky kryeministri nuk i kapte dot dhe nuk i shikonte dot keta te poshter ne administraten e tij e qe ja shkonin medemek atij ujin nen rrogoz.

Me keto portale kryeministri i leqendisur bente spote komike ku ky zgjidhte hallin tak fak si ne perrallat e 1001 neteve.Beheshin edhe shkarkime gjigande mediatike drejtorucesh lilipute e te parendesishem.

Por kur Deshmitari X del e denoncon ca gjera shume te renda per trafikun e droges, ky kryeministri qefli i portaleve hidhet perpjete,nxihet e shan gjithe boten, shan edhe nje gazetare se i beri ca pyetje te verteta,shan opoziten po se po,shan komentuesit ne FB,i shan te gjithe,por nuk shan kurre trafikantet.I mbron,i adhuron,i admiron trafikantet kryeministri sepse qeveris me ta,shantazhon me ta,trimerohet me ta,sakrifikon Shqiperine per ta.

Neveri per portalet e kryeministrucit te kapur per fyti.Jane komedi qe na vodhi miliona euro.

Deshmitari x i beri zero portalet dhe kryeministrin portal.

Shqiptaret jane perqeshur boll nga kryeministri portal tani e dine shume me mire se dje se portali eshte per cironkat e thara,ndersa peshqit e medhenj i ruan dhe i mban me ushqim vete kryeministri portal.


360grade.al


Pse ka shpallur sulm dhe çfarë parandjen KM-ja?

Të tjera