» Rama “zbulon” se do ketë zgjedhje të parakohëshme, ja indicia

Rama “zbulon” se do ketë zgjedhje të parakohëshme, ja indicia

Menjëherë pas akuzave për vepra penale që hodhi kreu i PD, Lulzim Basha, ndaj kryeministrit Edi Rama, ky i fundit i është përgjigjur flakë për flakë, por ne fjalinë e  tij ai ka lënë të kuptohet se mund të ketë dhe zgjedhje të parakohëshme. Sic lexohet në statusin e publikuar nga kryeministri: “Zhytu Lulëzim zhytu,thellë e më thellë, nxirr nga fundi i llumit sa me shume nga keta xhevahirë dhe dërgojua vrap miqve të tu t’i përdorin kundër Shqipërisë! Unë do pres me durim provën shkencore të audiopërgjimit nga prokuroria dhe këtu jemi,shqiptarët do shohin e do gjykojnë”, një fjali flet qartë: Këtu jemi,shqiptarët do shohin e do gjykojnë…

E vetmja mënyrë që një popull të gjykojë politikanin në vendet demokratike është vota, pra ky status mund të themi se është një lajmërim se Rama po mendon dhe organizimin e zgjedhjeve të parakohëshme…Indicie tjetër për këtë është dhe shprehja e Ramës se të gjitha strukturat e PS, duhet të punojnë sikur të ishte në vit zgjedhor, e deklaruar gjatë mbledhjes së asamblesë së PS. Mbetet për tu parë tashmë cfarë do ndodhi dhe nëse vërtet do ketë apo jo zgjedhje të parakohëshme…

 ramaaaaa.jpg


360grade.al


Pushimet e gjata të Opozitës dhe syri i shkelur i KM-së

Të tjera