» Manjani: Luajtën nga fiqiri, o zot na ruaj nga budallëku!

Manjani: Luajtën nga fiqiri, o zot na ruaj nga budallëku!

Ish-ministri i drejtësisë Ylli Manjani në profilin e tij  në Facebook, ka komentuar qëndrimin e mazhorancës pas publikimit të dëshmitarit ”X” në audiopërgjimin e vëllait të ministrit të brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Në statusin e tij Manjani është shprehur:  Denoncimi i trafikut dhe i trafikantëve! Denoncimi i mashtrimit publik që bëri Kryeministri dhe Ministri i Brendshëm, na qenka bërë nga Mafia!

Budallëk më të madh nga ky nuk na kishin zënë veshët!

Budallëku e rrjedhja e trurit vijon më tej! PD që denoncoi na qenka Mafia, kurse qeveria që trafikon drogë e mbron trafikantë na qenka legjitime!

Postimi i plotë:

Ua ua ua ua ua!

Rrodhën fare!

Denoncimi i trafikut dhe i trafikantëve! Denoncimi i mashtrimit publik që bëri Kryeministri dhe Ministri i Brendshëm, na qenka bërë nga Mafia!

Budallëk më të madh nga ky nuk na kishin zënë veshët!

Budallëku e rrjedhja e trurit vijon më tej! PD që denoncoi na qenka Mafia, kurse qeveria që trafikon drogë e mbron trafikantë na qenka legjitime!

Budallëku vijon edhe më tej akoma. Qeveria e drogës na i dashka bisedimet në BE. Ndërsa opozita që denoncon drogën, qenka kundër!

Budallëk e shkuar budallëkut!

Luajtën nga fiqiri!

O Zot na ruaj nga budallëku!

/360grade.al/


360grade.al


Opozitar? Apo të vdesësh në gjumë dhe nga shpresat e rreme…

Të tjera