» Rama mohon audio-përgjimin e vëllait të Fatmir Xhafajt

Rama mohon audio-përgjimin e vëllait të Fatmir Xhafajt

Deklaratën e Taulant Ballës nga Kryesia e Kuvendit, se Partia Demokratike ka fabrikuar akuza ndaj vëllait të ministrit të Brendshëm dhe ka paguar një person me të shkuar kriminale për të dhënë një dëshmi të gënjeshtërt, kryeministri Edi Rama e ka publikuar live në Facebook-un e tij.

Rama shkruan në Facebook se dëshmia e sotme e Albert Veliut është akti i dytë i shfaqjes së PD-së, të cilën ironikisht e quan “SHQUPI AUDIOVIDEO.shpik”. Rama shkruan se është e domosdoshme që kjo veprimtari, sipas tij e paligjshme, duhet të hetohet dhe ndëshkohet.

“ERTV Live: Kryetari i Grupit Socialist, Taulant Balla, mbi aktin e dytë të shfaqjes “SHQUPI AUDIOVIDEO.shpik” dhe domosdoshmërinë e hetimit e ndëshkimit të kësaj veprimtarie të paligjshme mashtrimi të opinionit publik.” – ka shkruar Rama tek video e deklaratës së Ballës.


360grade.al


Ambrozia “vrasëse” nga Tepelena dhe me mbiemrin “Meta”

Të tjera