» Samiti i Sofjes, Rama përqafim të përzemërt me Vuçiç (VIDEO)

Samiti i Sofjes, Rama përqafim të përzemërt me Vuçiç (VIDEO)

Zyrtarët e lartë të mbi 30 vendeve evropiane, janë mbledhur në Sofje të Bullgarisë në takimin e lartë ndërmjet Bashkimit Europian dhe gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Pjesë e takimit, mes kryeministrave të Rajonit, është edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Associated Press, ka arritur një fiksojë një foto nga takimi i Ramës me kryeministrin e Greqisë, Aleksis Cipras.

Vetë kryeministri Rama ka postuar një video nga takimet që ka patur, ku bie në sy takimi i përzemërt me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

”Kryeministri shqiptar Edi Rama, flet me kryeministrin grek Alexis Tsipras gjatë një takimi pas tryezës së rrumbullakët të krerëve të shteteve të BE dhe Ballkanit Perëndimor në Pallatin Kombëtar të Kulturës në Sofje të Bullgarisë”,-shkruan Associated Press.


360grade.al


Ambrozia “vrasëse” nga Tepelena dhe me mbiemrin “Meta”

Të tjera