» Berisha: Dëshmia e Albert Veliut ishte një goditje vdekjeprurëse për Ramën dhe Xhafën

Berisha: Dëshmia e Albert Veliut ishte një goditje vdekjeprurëse për Ramën dhe Xhafën

Dëshmia me fuqi nukleare e dëshmitarit Albert Veliu ishte një goditje vdekjeprurëse për vetë kryekumbar Ramën dhe kumbar Xhafën’, kështu është shprehur ish-kryeministri Sali berisha me anë të një statusi në facebook.

Sipas tij rama dhe Xhafa në vend që të arrestoni Agron Xhafajn, e nisën atë drejt Italisë, ndërsa deklaruan se incizimi i bisedës mes tij dhe dëshmitarit ishte i montuar.

Postimi i plotë i Berishës:

Dëshmi me fuqi tronditëse nukleare e dëshmitarit Albert Veliu!

Rama ikën parakohe faqenxirë nga samiti i Sofjes, Xhafa mbyll telefonin dhe zhduket si mi!

Të dashur miq, dëshmia me fuqi nukleare e dëshmitarit Albert Veliu ishte një goditje vdekjeprurëse për vetë kryekumbar Ramën dhe kumbar Xhafën. Ata, pasi heshtën 7 ditë me radhë dhe në vend që ta arrestonin, nisën dje në mëngjes forcërisht për në Itali Geron/Agron Xhafën, deklaruan se inçizimi i bisedës së këtij të fundit për trafiqe me dëshmitarin ishte e montuar.

Ky mashtrim i turpshëm si dhe pengmarrja e dëshmitarit që nxori në shesh fytyrën e vërtetë mafioze të klaneve Rama – Xhafa, janë një kushtrim për çdo shqiptar për të shporrur e përmbysur me një fortunë të përgjithshme popullore pushtetin e kryfamiljes mafioze të Shqipërisë dhe Europës, familjes Rama dhe familjeve mafioze Xhafa, Tahiri etj! sb


360grade.al


Ambrozia “vrasëse” nga Tepelena dhe me mbiemrin “Meta”

Të tjera