» Vasili: Rama duhet të ndiqet penalisht, si i ra në dorë video-përgjimi…

Vasili: Rama duhet të ndiqet penalisht, si i ra në dorë video-përgjimi…

Kryetari i Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili, tha se kryeministri Edi  Rama duhet të ndiqet penalisht për atë që tha dje lidhur me verifikimin e audio përgjimit. Sipas Vasilit, deklaratat e tij tregojnë se Kryeministri është një me Prokurorinë.

“Kush është ky kryeministër? Çfarë verifikon ky? Dihet që audio përgjimi është sekuestruar nga prokuroria dhe bile janë thirrur edhe deputetët që e kanë bërë publike.

Këtë material e ka sekuestruar vetëm prokuroria, si e paska edhe kryeministri?! Prokuroria dhe kryeministri qënkan një që i lejokërka këtij kryeministri të bëjë verifikime, të japë edhe përgjigje të mbyllë dhe proceset.

Këtu është shqetësimi më madhor që praktikisht ekzekutivi i kryeministrit me ngjyrime shumë të errëta imponon dhe udhëheq punën e prokurorisë, e cila është tashmë i paralizuar, ecën me ritmin e kryeministrit.

Çuditërisht një prokurori që në disa momente bëhet shumë e rrufeshme, atje ku merr porosinë nga kryeministri. Për çështje kaq të mëdha është e mefshtë, nuk di të flasë”, tha Vasili.

Sipas tij, ky është testi i kapjes së prokurorisë.

“Nëse prokuroria është vërtet e kapur mund të vazhdojë të rrijë, ndonëse nuk duhet të rrinte. Unë po prisja nga casti në cast të kishte një deklaratë të Prokurorisë për fillimin e hetimeve kryesisht intesive, duke filluar për çështje konkrete, por edhe për deklarimet e djeshme të kryeministrit i cili duhet marrë në ndjekje penale pasi ka marrë përsipër tu thotë shqiptarëve çdo gjë është e pavërtetë dhe i ka bërë ky verifikimet. Pra praktikisht kemi një uzurpim të rolit të prokurorit. Këto janë momente tronditëse për vendin”, shtoi ai.


360grade.al


Halli i ri i KM-së me Greqinë dhe fondet sekrete

Të tjera