» Zbulimi tronditës i shkencëtarëve: Nga Toka po emetohet kimikati i ndaluar që shkatërron ozonin

Zbulimi tronditës i shkencëtarëve: Nga Toka po emetohet kimikati i ndaluar që shkatërron ozonin

Shkencëtarët kanë zbuluar se një kimikat që ndikon në shkatërrimin e shtresës së ozonit po lëshohet nga një zonë e Tokës, pavarësisht se prodhimi i saj është ndaluar në mbarë botën.

Edhe nëse “fajtori” gjendet, dëmi që i është shkaktuar shtresës së ozonit, e cila mbron Tokën nga rrezatimi i dëmshëm UV, kërkon 10 vite që të rikuperohet.

Burimi i këtij kimikati është gjurmuar diku në Azinë Lindore, por duhet kohë për gjetjen e vendit të saktë.

Kimikatet CFC përdoren për të bërë shkumë për mobilje dhe ndërtesa, në aerosol dhe në frigoriferë.

Por prodhimi i tyre është ndaluar nga Protokolli i Montrealit pas zbulimit të vrimës së ozonit mbi Antarktidë në vitin 1980.

Që prej vitit 2007, prodhimi i CFC-11 ka qenë zero. Ky variant është i dyti më i dëmshëm në listën e kimikateve CFC.

Lëshimi i këtij kimikati nga Toka është zbuluar nga Stephen Montzka i Administratës Kombëtare Amerikane të Oqeanikut dhe Atmosferës në Kolorado.

Ai dhe kolegët e tij veprojnë si “detektivë të atmosferës” dhe thonë se kjo është gjëja më e habitshme që kanë parë në 27 vjet.

Ekspertët e çështjeve mjedisore thonë se Protokolli i Montrealit është vlerësuar me të drejtë si traktati ndërkombëtar më i suksesshëm mjedisor, kështu që fakti se emetime të vazhdueshme dhe të pa raportuara të kimikateve CFC-ve është shqetësues.

“Kam idenë se do të zbulojmë mjaft shpejt se çfarë po ndodh saktë dhe se situata do të përmirësohet”, thotë Montzaka.

“Edhe vetëm fakti që fakte të tilla publikohen në media mund të çojë në ndalimin e prodhimit të këtij kimikati. Dikush që ndoshta e bëri qëllimisht, do ta kuptojë dhe do të thotë “dikush po i kushton vëmendje, mos e bëj më”.


360grade.al


Halli i ri i KM-së me Greqinë dhe fondet sekrete

Të tjera