» Ish-zoti “X”, ish-skafisti Veliu që rrëzoi Qeverinë Rama2

Ish-zoti “X”, ish-skafisti Veliu që rrëzoi Qeverinë Rama2

Njeriu që bisedoi me Agron Xhafajn, vëllain e Ministrit të Brendshëm për të dërguar drogë përtej detit siç dëgjohet në përgjimin e publikuar nga PD është Albert Veliu, 51 vjeçar i papunë, skafist që ka punuar me grupin e Agron Xhafajt në Itali me kokainë. Në një intervistë që u transmetua nga selia e PD-së, Veliu pranoi se ishte ai që bisedoi me Agron Xhafajn dhe që dëgjohet në bisedën ku është folur për të kaluar drogën në Itali.

Veliu tha se kishte punuar në Itali deri në vitin 2002, ku bënte pjesë në grupin e komanduar nga Agron Xhafaj dhe tregoi të gjithë historinë nga ku është shkëputur përgjimi audio. “Kam punuar shoqërues gomonesh por hoqa dorë në vitin 2000, se nuk e përballoja dot më. Shpëtova dy herë nga vdekja. Agronin e njoh që në vitin 1999 me anë të një mikut tim që sot ndodhet brenda në Brindisi në Itali. Qenë një grup që komandonin punën. Merrnin mallin dhe ne e shisnim” tha Veliu, që ka bërë dënimin prej 7 vitesh burg në Peskara.

“Punonim bashkë. nuk më solli asnjë paketë cigare si shok, për aq vjet që njiheshim bashkë. Kur dola nga burgu më ofroi një punë për djalin, kamarier” tregoi zhgënjimin e tij njeriu që dëgjohet në përgjim t’i kërkojë nder Agron Xhafajt për t’i kaluar drogën në Itali.

“4 muaj ka. I kërkova të më bënte një nder, për të hedhur barishte në Itali. Hashash. I kërkova favor. Me prezantoi me këtë, Ermalin. E vura në provë sa korrekt qe për mua si Albert. Erdhi koha. Nuk e bëra rrugën, por e vërtetova që… Në momentin që erdhi koha për t’u bërë rruga, nuk e bëra rrugën se kam bërë 7 vjet në Itali. Vetëm e vura në provë për ta zhveshur, se cili është Agron Xhafaj. Vajta te ai se kur isha në burg në Itali, nuk më solli një paketë. është biznesmen, mes të gjithave. Komandon dhe Vlorën. Në çdo lloj drejtimi me biznese, me dyqane. Në çdo lloj drejtimi”

I pyetur nga intervistuesi, që nuk identifikohet nga selia e PD-së se çfarë lidhje ka Agron Xhafaj me hashashin, Veliu u përgjigj: Po atë punë ka bërë tërë kohën. Mbase jo me mua, por mund ta ketë bërë me të tjerë, që mbase nuk ia di emrat ose nuk mund të shprehem. Mua më bëri favor. Më tha: Bujrum, sille këtë çantë që ta hedh matanë”.

Agron Xhafaj e çoi tek Ermali, një drejtues policie sipas Albert Veliut që tregoi se ai ishte shef kufiri.

“Mbiemrin nuk ia di se s’mund të pyes tjetrin për mbiemrin. Jam ulur me të në tavolinë. Thonë këto që është falso. Le të verifikohet, po doli falso…” u shpreh Veliu që duket se intervistën e ka dhënë pas mohimit që i bëri Rama dhe Xhafaj materialit audio.

Skafisti në çdo moment të intervistës përsërit se nuk kishte ndërmend që të bënte vërtet rrugën drejt Italisë, por e gjitha ishte një provë që kishte dashur t’i bënte Agron Xhafajt, që e kishte lënë dikur në baltë.

“E dija se kisha informacionet e mia, kisha miqtë e mi. Që punon e bën. është njëri i saktë, korrekt. Që të ndihmon të hedhësh mallin në Itali. Ka miqtë e tij. Mua më dha një drejtim, një rrugë. Që do vesh te filani”

Duke iu drejtuar direkt Fatmir Xhafajt, ish bashkëpuntori i vëllait të ministrit tha se përgjimi është i saktë. “Janë vënë edhe nga ato, që është falso, nga ato që janë içik më lart, nga i vëllai i tij që na qenka edhe ekspert fjale dhe unë po i them si të dojë, që nuk jam në atë lloj rruge por ia vura në provë, që ai është njeri që vazhdon jetën e tij dhe unë vazhdoj jetën time. E vura në provë se më la në baltë kur isha në burg. Dhe unë tani i ktheva kurrizin dhe s’dua të merrem me asnjë lloj gjëje. Dua të shoh familjen time tani edhe unë. Kshu janë gjerat. Siç ia bën një njeriu, ashtu do e pësosh”.

Veliu tregoi se Agron Xhafaj ishte mik me Drejtorin e Policisë së Vlorës dhe me shefin e Kufirit. Drogën e kishte blerë me lekë borxh. Kishte pasur si synim të kalonte 100 kile por kishte arritur të siguronte vetëm 20 kilogram.

“Të gjitha ishin të zgjidhura. Rrugët ishin të hapura” tregoi Veliu për rrugën e gomones me drogë drejt Italisë. “Atë ditë që ne u bëmë gati për të bërë rrugën, u bë qameti në Vlorë. Pati përmbytje. Deti ka qenë 7-8 ballë. Kështu që u shpërndamë. është vështirë tha. ka pasur shumë probleme, tha dhe u shpërndamë. Unë unk e hidhja atë mall, thjesht bëra…”

Menjëherë pas publikimit të përgjimit, megjithëse emri i tij nuk ishte përmendur nga askush, kishin ardhur kërcënimet dhe identifikimi nga policia.

“Tani që doli video-përgjimi, më thotë djali “Baba je bërë figurë e njohur në Vlorë”. Shkoj te im biri, i kishte thënë shoku Agronit pronarit të djalit: Shiko se babai jot është bërë figurë e njohur në Vlorë! Vete shikoj ato që shikoj se nuk marr vesh nga këto telefonat, më thanë “është zëri jot”, pronari i djalit. Ia kishte thënë shoku i ngushtë i imi dhe i Agronit “është zëri i Babales”. I kishte thënë Agroni që t’i bëni presion Babales. Dhe prap sot që po flasim i shkoi djalit te puna shefi i krimeve, Alketi. Dua të takoj babain tënd se do ta kalojmë në mbrojtje. Thuaj babait do të të marrim në mbrojtje. Unë skam bërë gjë që të marrin në mbrojtje. Unë jam fukara. më pikon shtëpia. Mua më mbron zoti. S’kam frikë se nuk i kam borxh njeriu. Le të jenë të lidhur me shtetin. Le të bëjnë çtë duan. Pse të më vijë mua shefi i krimeve që do më marrë në mbrojtje? Të thotë kush e urdhëroi? Nga kush doli emri im? Nga e mësuam emrin tim?” tha Veliu, duke lidhur kërënimet me vërtetësinë e materialit të përgjimit.

Alibia e kryeministrit se materialin audio e kishte dërguar në një agjensi që merrej me analiza shkencore të materialeve dhe pretendimin e Fatmir Xhafajt se zëri i vëllai i tij nuk ishte ai në përgjim, ish bashkëpuntori i Agron Xhafajt i ka dëgjuar. Pranon se ai ka qenë në atë bisedë. Ka qenë edhe vëllai i ministrit dhe se nuk ka asgjë të pavërtetë në këtë histori. Ai mohon ta ketë bërë vetë përgjimin, por thotë se e gjithë biseda është reale.

Në intervistë lëshon edhe mesazhe për ata që e kërcënojnë, kur lë të kuptohet se ka të tjera materiale.

“Filmime të tjera nuk kam bërë. I ka bërë Agroni. Aty janë të tjerat. janë fakte reale, si zëri që kemi folur.Çoje ku të duash, ai zë është”


360grade.al


Halli i ri i KM-së me Greqinë dhe fondet sekrete

Të tjera