» Nxehet Pjerin Ndreu: Basha, një politikan i viagruar!…

Nxehet Pjerin Ndreu: Basha, një politikan i viagruar!…

Deputeti socialist Pjerin Ndreu ka reaguar pas publikimit të dëshmisë së Albert Veliut, ose ndryshe bashkëpunëtori X i audio-përgjimit me Agron Xhafaj, vëllain e ministrit të Brendshëm.

Ndreu e cilëson qesharake këtë dëshmi, për më tepër të publikuar në profilin e kreut të PD, duke e parë personin në fjalë si një njeri me personalitet të dyshimtë. Për deputetin e PS, opozita bëri autogol duke treguar partnerët e vet në luftën për pushtet.

“Ky tipi që u dekonspirua dhe u keqpërdor në mënyrë vulgare nuk tha asgjë të re nga ata që opozita ka thënë e stërthënë gjithë këto ditë! Por ajo që më bën përshtypje është që si mundet të jetë kaq qesharak profili i viagruar i Lul Bashës me një njeri me personalitet të dyshimtë, i dënuar për drogë dhe mashtrim, me gjendje të mjeruar ekonomike, dhe që na paska provokuar se nuk kishte qëllim të çonte hashash! Drejtësia duhet të vëjë gjërat në vendin e vet dhe të zbardhë situatën që me videon e sotme më ngjan më shumë me estradën e ushtritë dikur e një kohë! Padashur sot opozita bëri autogol duke tregu partnerët e vetë në luftë për pushtet!”, shkruan Ndreu.


360grade.al


Pse ka shpallur sulm dhe çfarë parandjen KM-ja?

Të tjera