» Arrestimi i “bashkëpunëtorit X”, Manjani: Autogol spektakolar

Arrestimi i “bashkëpunëtorit X”, Manjani: Autogol spektakolar

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar sërish në profilin e tij në Facebook lidhur me arrestimin e bashkëpunëtorit X të shfaqur në audio përgjimin e Partisë Demokratike, ku implikonte vëllain e Ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Sipas Manjanit audioja dhe videoja e publikuar nga PD është një fakt që ka ndodhur.

Postimi i Manjanit

Tjetër fakt interesant.

Policia paska gjetur dhe ndaluar personin që ishte “bashkëpunëtori X”, në realizimin e audio-videos.

Shumë mirë!

Kjo do të thotë se:

  1. Policia pranon se ai takim ka ndodhur. Pra audio dhe video shprehin një fakt që ka ndodhur.
  2. “Bashkepunëtorin X” ata e kanë zbuluar ose nga video ( që do të thotë se qenka autentike); ose nga bashkëbiseduesi (që do të thotë se takimi ka ndodhur). Ndryshe skishte se si ta merrte vesh emrin e bashkepunëtorit…

Pra policia pranon se ky takim ka ndodhur, është real dhe se audio-video shpreh një ngjarje të vërtetë!

Kjo e nxjerr edhe më zbuluar sesa dje Kryeministrin!

Autogol spektakolar!

Faqja e zezë veçse nxihet më shumë!


360grade.al


Halli i ri i KM-së me Greqinë dhe fondet sekrete

Të tjera