» Qumështi i artë, mënyra mëgjeniale e dobësimit!

Qumështi i artë, mënyra mëgjeniale e dobësimit!

Shafrani i Indisë, vaji i kokosit dhe qumështi i bajameve prej kohësh diskutohen për efektet e tyre të jashtëzakonshme  në trupin e njeriut dhe qumështi i artë, është përzierja e këtyre tre përbërësve që formon një superpije. Shekuj më parë, qumështi i artë është përdorur nga mjekësia kineze për të pakësuar inflamacionin, për të nxitur sistemin imunitar si dhe për të përmirësuar tretjen.

Superpija, e cila së fundmi është bërë trendi më i ri mes personave që ushqehen shëndetshëm, jo vetëm është e mirë për organizmin tuaj dhe ndihmon në  dobësim, por gjithashtu është super e shijshme.

Ja si ta përgatisni:
1.Përzieni shafranin me një erëz sipas dëshirës (kanellë, piper të zi, xhinxher etj.) dhe shtoni ujë të nxehtë derisa të krijohet një masë në formë paste.

2.Shtoni vaj kokosi për ta bërë më të trashë përzierjen.

3.Hdheni atë në një kavanoz dhe vendoseni në frigorifer.

4.Pasi të ftohet, pastës shtojini qumështin e bajameve (os enjë qumësht tjetër) dhe çdo gjë është gati.


360grade.al


Halli i ri i KM-së me Greqinë dhe fondet sekrete

Të tjera