» Pas Eurovizionit, Eugent Bushpepa gati për tregun botëror, merr nje ofertë shumë joshëse…!

Pas Eurovizionit, Eugent Bushpepa gati për tregun botëror, merr nje ofertë shumë joshëse…!

Mbrëmjen e djeshme këngëtari i njohur Eugent Bushpepa ka qenë i ftuar në Top Show Magazine.

Fillimisht ai ka treguar se kënga e Izraelit nuk i ka pëlqyer aspak dhe ka shprehur pëlqimet për këngët e tjera pjesëmarrëse.

“Më bëri të humbas pak shpresën për shijen muzikor të njerëzve. Ajo është një këngëtare e mirë, por nuk mendoj që ajo dha maksimumin në atë skenë. Unë jam përpjekur që të tejçoj atë që ndjejë me këngën time. Kënga e Hungarisë, më pëlqeu për guximin që kishin djemtë, Bullgaria dhe Holanda. Dhe ato që nuk më pëlqyen, ishte Moldavia, Izraeli”, – ka thënë ai.

Pasi ka folur për Eurosong-un, ai ka treguar edhe një ofertë të mirë, që ka marrë pas mbarimit të tij. Mesa duket Eugenti do të renditet krahë Rita Orës, Dua Lipës, Ermal Metës, në tregun Europian.

Një Shtëpi diskografike shumë e njohur në Britaninë e Madhe “Stereophonics” i ka bërë ofertën Gentin për të bërë një turne Europian.

“Kemi marrë kontaktet, kemi shkëmbyer emailed dhe do të punojmë me shpresën që të bëjmë një turne europian”- është shprehur ai./Blitz

Image


360grade.al


Halli i ri i KM-së me Greqinë dhe fondet sekrete

Të tjera