» Kështjella e Sofjes: Mijëra policë për të mbrojtur liderët (Foto)

Kështjella e Sofjes: Mijëra policë për të mbrojtur liderët (Foto)

Sofja është kthyer në një kështjellë këto dy ditët e fundit. Rojet e sigurisë shihen në çdo kënd të qytetit.

Mbi 30 delegacione të udhëhequra nga presidentët dhe kryeministrat, janë duke marrë pjesë në samitin e rëndësishëm që po mbahet në Sofje të Bullgarisë në mes të Bashkimit Evropian (BE) dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Për sigurinë e këtij samiti që po mbahet në Pallatin Nacional të Kulturës, janë angazhuar disa mijëra anëtarë të sigurimit. Anëtarë të policisë, të forcave speciale, si dhe xhandarmëria janë rrugëve të vendit, përcjell KosovaPress.

Kryeqyteti i Bullgarisë po ashtu për këto ditë ka zbatuar një plan të veçantë të trafikut, ku shumë rrugë janë bllokuar.

Sigurimi në një shkallë kaq të lartë nuk shihet befasi pasi që 28 delegacione nga nivelet më të larta të BE-së janë pjesë e këtij samiti, e gjithashtu edhe 6 delegacione nga Ballkani Perëndimor, ku  është edhe Kosova, Serbia, dhe Shqipëria.

Për ta përcjell këtë ngjarje janë akredituar gjithsej 900 reporterë.


360grade.al


Basha, pas Kuvendit, gati për zgjedhje të parakohshme?

Të tjera