» Doni të dobësoheni? Thuajuni ‘jo’ këtyre 5 ushqimeve

Doni të dobësoheni? Thuajuni ‘jo’ këtyre 5 ushqimeve

Tani që edhe sezoni veror po afron jemi më të gatshme se asnjëherë të sakrifikojmë e të sfilitemi për të humbur disa kile të dimrit.

Poshtë është një listë fare e shkurtër me ushqime që s’duhet t’i konsumoni më, nëse doni rezultat. Boll i keni bërë bisht të vërtetës për kaq kohë, mbani shënim dhe merreni seriozisht këtë herë. Në të kundërt s’ka ankesa!

Buka e bardhë

E para në listën tonë është buka e bardhë. Buka e bardhë përmban shumë sheqer dhe nuk ju ngop, kështu për një periudhë fare të shkurtër kohore do ta gjeni veten duke ngrënë sërish. Nuk po ju sugjerojmë të hiqni dorë nga buka, përkundrazi veçse e mira është ta zëvendësoni me bukë integrale.

Madje për më tepër, studime të shumta thonë se gratë që konsumojnë rregullisht bukë të tillë, janë 40% më të mbrojtura nga kanceri i gjirit.

Të skuqurat

Nuk është hera e parë që e dëgjoni këtë, ashtu siç është e disata herë që vazhdoni t’i hani edhe pasi ç’nuk keni lexuar të shkruhet për to.

Hiqni dorë nga krahët e skuqur të pulës, nga patatet, sallamrat, etj. Përpos fizikut, që do të nisë t’ju lërë në baltë, rrezikoheni nga probleme serioze me kolesterolin apo presionin e lartë të gjakut.

Të gazuarat

Kjo nuk është thirrje që ju mekanikisht, duke filluar që tani mos fusni më kurrë pije të gazuar në gojë. Nëse jeni shumë të dhëna pas tyre, nisni fillimisht duke i reduktuar. Kuptoni diçka, nuk është thjesht çështja te dukja.

Pije të tilla ju shkaktojnë probleme me metabolizmin,depresionin, dhimbjet e kokës, kancerin etj.

Të konservuarat

Në mos ndryshime drastike në mënyrën se si ushqeheni, bëni ca ndryshime të vogla inteligjente. Përse të merrni një peshk konserve kur në mos çdo ditë, të paktën ta konsumoni ashtu siç duhet, qoftë dhe shumë rrallë.

Kjo vlen për gjithçka tjetër të tillë: tuli i gatshëm i domates, supat etj.

Margarina

Disa njerëz e shohin margarinën si zëvendësuese të paparë të gjalpit. E përdorin në gatim apo në mëngjes pa ditur se në fakt yndyrnat përbërëse të saj ju rrisin kolesterolin.


360grade.al


Ambrozia “vrasëse” nga Tepelena dhe me mbiemrin “Meta”

Të tjera