» Nafta kap rekordin që nga viti 2014, fuçia arrin 80 $

Nafta kap rekordin që nga viti 2014, fuçia arrin 80 $

Nafta Brent-i e papërpunuar kthehet në 80 dollarë për fuçi dhe për analistët mund të shkojë deri në 90.

Fuçia e naftës prek çmimin, në nivelet ndërkombëtare të tregut, që nuk shihej që nga viti 2014.

Në tregun e Londrës, cilësia Brent për fuçi (referenca për tregun evropian, ndërsa SHBA është WTI) ka arritur pragun prej 80 $, e cila nuk është parë që nga viti 2014. Pas rritjes së këtyre ditëve ka një sërë faktorësh. E fundit u shkaktua nga kthimi i tensionit midis SHBA-së dhe Iranit, me sanksione që mund të trokasin në derën e prodhuesit të tretë më e madh të kartelit të OPEC-ut, që po rekuperonte terren me hapa të mëdhenj në fushën e arit të zi, pas viteve të prodhimit të pakët, nga raundi i mëparshëm i sanksioneve. Por, prej disa muajsh grupi i vendeve të udhëhequr nga Arabia Saudite prezantoi shkurtime të prodhimit, me qëllimin për të ribalancuar tregun e çmimeve më të larta dhe për të arrnuar vrimat që ishin hapur në bilancet e tyre publike.

Faktorë, që po udhëheqin gjithashtu analistët e bankave të biznesit për të rinovuar skenarët e tyre. Sipas Goldman Sachs, “bazat e naftës janë tani më “bullish” (ose lënë të kuptohet se do të ketë rritje të çmimeve), përballë kërkesës së fuqishme dhe ofertës zhgënjyese. Vetëm Shtetet e Bashkuara kanë dëshmuar surpriza të mëdha në aspektin e prodhimit, për shkak të rritjes së çmimeve. Morgan Stanley ka ngritur parashikimin e saj për cilësinë Brent, me çmimet që do shkojnë deri në 90 $ për fuçi deri në vitin 2020, për shkak të rritjes së kërkesës. Parashikime që kanë injoruar faktin se dje Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (IEA) ka ulur vlerësimet e saj për kërkesën për naftë për vitin 2018, duke cituar se çmimet e naftës kanë arritur vlerat më të larta për më shumë se tre vjet, që do të peshojnë tek kërkesa.

Il recupero delle quotazioni del Brent a 80 dollari


360grade.al


Opozitar? Apo të vdesësh në gjumë dhe nga shpresat e rreme…

Të tjera