» Ja dëshmitari X i audiopërgjimit: Kam punuar në grupin e Agron Xhafës

Ja dëshmitari X i audiopërgjimit: Kam punuar në grupin e Agron Xhafës

PD publikon me zë e figurë video të një interviste të dëshmitarit X i cili në audiopërgjimin e publikuar nga PD të hënën, bashkëbisedon me Agron Xhafën për pazare droge.

“Unë jam Albert Veliu, 51 vjeç. Jam pa punë, jetoj me rrogën e djalit. Kam qenë në Itali, kam punuar në det në vitet ’93-’99, në 2000 u shkëputa në Itali dhe punova mke grupin e Agron Xhafaj deri në 2002. Shisnim kokainë në Itali. Kam punuar shoqërues gomoneje por hoqa dorë në 2000 se nuk e përballoja dot më.

Shpëtova dy herë nga vdekja. 

Agronin e njoh që në ’99 me anë të një mikut tim, Ardin e repartit. E kam njohur me anë të punës në Itali. Komandonim punën që merrnim mallin dhe e shisnim. Në 2005 më ndodhi një aksident në punë dhe kreva një dënim prej 7 vjetësh. Akuzohesha për 12 kg kokainë, u kapa në Peskara. 

Bëra dënimin që më takonte, në shkallë të parë mora 15 vjet burg, Apeli ma la 8 vjet, 1 vit kisha bërë burg, mora 7 vjet. Nga Agroni  më mbeti qejfi. Nuk më solli një paketë cigare si shok, aq sa kemi bërë për njëri-tjetrin. Kur dola nga burgu erdha në  Shqipëri dhe e takoj. 

Më ofroi gjoja një punë për djalin kamarier, në 2016. Në këtë vit filloi punë djali 22 vjeç, punoi 6 muaj kamarier, se përballoi dot ekonominë e shtëpisë dhe e hoqa. Para 5-6 muajsh i kërkova të më bënte një nder, katër muaj ka, tani më kujtohet, për të hedhur barishte për Itali, hashash.

Do e çonim në Itali. I kërkova favor dhe më çoi tek Ermali. Dhe e vura në provë. Kur u bë gjithçka gati për tu bërë rruga.

Agron Xhafaj komandon Vloren. Atë punë ka bërë tërë kohën. Ermali ishte skafist. 

I pyetur pse e bëre prove ai thotë: E bëra se më la në baltë dhe më ktheu kurrizin dhe unë e bëra. I ktheva kurrizin.  Siç ia bën njeriut ashtu do të të bëhet. 

Konferenca e jashtezakonshme 

Kryetari i PD-së Lulzim Basha së bashku me deputetët Enekelejd Alibeaj dhe Ervin Salianji dhe këshilltari juridik Gazmend Bardhi ndodhen në një konferencë të jashtëzakonshme për median për të denoncuar atë që e quajnë “skenar kriminal”

1- moho përgjimin

2- kap josh ose likuido dëshmitarin e familjen e tij

3- shkatërro provat

4- akuzo dhe kërcëno opozitën


360grade.al


Opozitar? Apo të vdesësh në gjumë dhe nga shpresat e rreme…

Të tjera