» “Shaka të pista” të Anne Frank u gjetën në faqet e fshehura të ditarit të saj

“Shaka të pista” të Anne Frank u gjetën në faqet e fshehura të ditarit të saj

Vajza e re hebreje kishte mbuluar shkrimet duke ngjitur disa letra me ngjyrë kafe, studiuesit e muzeut në Amsterdam, zbuluan se ajo kishte shkruar barcaleta dhe copa të edukimit seksual

Ka faqe të ditarit të Anne Frank që deri më tani, më shumë se 70 vjet që nga shkrimi i saj, askush nuk i kishte lexuar ende. Dy faqe, të shkruara më 28 shtator 1942, mbi të cilat vajza e atëhershme kishte ngjitur disa letra ngjyrë kafe, që tani u zbulua nga Shtëpia Anne Frank në Amsterdam.

Në vendin e saj të fshehtë, Anne Frank shkroi një ditar personal në disa fletore të vogla, nga data 12 qershor 1942, ditën e ditëlindjes së saj të trembëdhjetë, kur ajo mori një fletore të parë si dhuratë, deri në ditën e parë të gushtit 1944. Tre ditë më vonë u zbulua, u arrestua dhe u deportua.

 

Në dy faqet e zbuluara në sajë të teknologjive të reja me bashkëpunimin e Institutit Hyugens për Historinë Hollandeze dhe Institutit të Studimeve NIOD për Luftën, Holokaustin dhe Gjenocidin, ka disa shaka të pista dhe shënime të tjera mbi seksualitetin. Asgjë që nuk është veçanërisht turpëruese apo ofenduese ndaj kujtesës së saj, në ditaret e saj ka disa pasazhe në lidhje me trupin, seksualitetin dhe ndjenjat e saj, të cilat i gjithë bota tashmë e di. Edhe për studiuesit nuk është e qartë se pse vajza e re hebraike ka vendosur të mbulojë këto dy faqe, unike për faktin se janë fshehur nga të gjitha ditarët e saj.

Ekziston një ditar i parë, një draft i parë i kujtimeve dhe shënimet të saj, të cilën ajo vetë, nga maji 1944 filloi të ripërpunojë, me vullnetin për t’iu përgjigjur apelit të Radio Orange, radio e qeverisë holandeze në mërgim, e cili i kishte kërkuar qytetarë të saj, të prodhonin dhe konservonin një memorie të shkruar të pushtimit nazist. Prandaj ajo shkroi një version të dytë, në një form më letrare, duke menduar për një botim të mundshëm në të ardhmen.

Të dy faqet e zbuluara sot nuk janë të izoluara, ato janë pjesë përbërëse e fletores së parë. “Do t’i përdor këto faqe për të shkruar disa shaka të pista”, shkruan Anne, e cila ishte fshehur ndërkohë prej rreth dy muajsh. Pastaj ajo shkruan për edukimin seksual, duke imagjinuar se duhet t’ia shpjegojë atë dikujt. Gjithashtu flet për prostitucionin, për shtëpitë e Parisit, për të cilat i kishte folur i ati, Otto Frank, i vetmi i mbijetuar i familjes në kampet e shfarosjes, i cili shpëtoi ditarët dhe kujtimin e Annës.

Zbulimi i faqeve të mbuluara u arrit në 2016, kur studiuesit fotografuan ditarin origjinal, i cili është shumë i brishtë dhe shqyrtohet çdo dhjetë vjet dhe preket sa më pak që të jetë e mundur. Pastaj ata deshifruan tekstin e mbuluar nga letra kafe.

Ka tregime të tjera argëtuese në ditaret e saj, përjashtim është se ata janë vënë të katërta në rresht. Ajo që shkruan për edukimin seksual është ajo që di nga prindërit e saj, veçanërisht babai i saj, nga mikja e saj Jacqueline dhe nga disa libra që ka lexuar. Më vonë, në ditarë, Anna do të shkruajë për rëndësinë e të pasurit të një edukimi mbi seksualitetin dhe se nuk kupton pse të rriturit duhet ta trajtojnë atë si një çështje sekrete.

Anne është bërë një simbol i Holokaustit, por që në ditarë mbetet një vajzë adoleshente që po rritet, me pyetjet dhe dëshirat e saj, të parakohshme dhe inteligjente. Ajo kurrë nuk do të bëhet një e rritur, pasi e  deportuan në Auschëitz ajo do të vdes nga tifoja në kampin e përqendrimit në Bergen Belsen në vitin 1945, tre muaj përpara ditëlindjes së saj të gjashtëmbëdhjetë.


360grade.al


Halli i ri i KM-së me Greqinë dhe fondet sekrete

Të tjera