» Zbulohet tema emisionit të Zhejit: Dueli Xhafa – Tahiri, Rama në mes! Kush fiton?

Zbulohet tema emisionit të Zhejit: Dueli Xhafa – Tahiri, Rama në mes! Kush fiton?

Mbrëmjen e sotme në emisionin 360grade të Artur ZHEJIT do të jenë gjashtë të ftuar, që do të zbërthejnë enigmën e situatës së tensionuar politike të ditëve të fundit, që ka si kryefjalë dy ministra të Brendshëm të qeverive Rama 1 dhe 2, ish ministrin Tahiri, aktualisht në “Arrest shtëpie” dhe Ministrin aktual të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ndaj të cilit është publikuar një audio-përgjim (nga Partia Demokratike), ku përfshihet vëllai i tij, që akuzohet si i përfshirë në trafik droge.

Pikat mbi të cilat do të bazohet debati i sotëm janë:
– Tepsia, si kusia e paçes me koka ministrash!
– Rama e mbrojti me sforco ministrin e dytë të brendshëm të qeverisjeve të tij. Por Agron Xhafaj, vëllai i ministrit shkon në Itali, për të vuajtur dënimin te autoritetet italiane.
– Konferenca e trishtuar dhe plot emocione për shtyp e Ministrit.
– Konspiracioni vazhdon?
– Kush është autori i përgjimit?
– Është autentik apo i sajuar?
– Do vazhdojë lufta e nëndheshme Tahiri-Xhafaj?
– Është e besueshme teza e Berishës që aludon se përgjimi është përgatitur nga ish ministri brendshëm kundrejt minsitrit të sotëm?
– Në më pak se një vit, që Rama ka marrë të gjithë tepsinë për vete, skandalet ndjekin njera tjetrën.
– A ka filluar një luftë e brendshme në Partinë Socialiste?
– A ka gisht Rama, si regjisor i fshehtë në sulmin ndaj Famtir Xhafës?
– A ka rënë moralisht Qeveria Rama 2?

Na ndiqni sot në Rtv Oranews, www.360grade.al, Facebook dhe Youtube…

Të ftuar:

1. Artur Çani
2. Kastriot Myftaraj
3. Ilir Demalia
4. Agim Doçi
5. Erl Murati
6. Basir Çollaku


360grade.al


Vdekja, ky udhëtim pa kthim…

Të tjera