» Turqia tërbon Izraelin, i poshtëron ambasadorin në aeroport, e detyron të heqë… (VIDEO)

Turqia tërbon Izraelin, i poshtëron ambasadorin në aeroport, e detyron të heqë… (VIDEO)

Turqia i kërkoi ambasadorit të Izraelit të largohej përkohësisht nga vendi, në shenjë proteste ndaj civilëve palestinezë të vrarë në Izrael.

Por në aeroportin e Stambollit, ambasadorin Eitan Na’eh e priste një përcjellje aspak e këndshme.

Përpos kontrollit të rreptë, ai është detyruar të heq edhe këpucët, ndërsa duket se autoritetet turke e kishin ftuar edhe mediat në pikëkalimin ku do të kalonte ambasadori.

Momenti është kapur nga kamerat, ndërsa veprimi ka nxitur reagimin e ashpër të shtetit izraelit.

Ministria e Jashtme e Izraelit në një deklaratë ka reaguar ashpër ndaj këtij veprimi duke shtuar se “Izraeli nuk do të tolerojë trajtim të këtillë të diplomatëve të tij”.

Si kundërpërgjigje ndaj këtij veprimi të turqve, edhe Izraeli i lajmëroi mediat për të dëbuar ambasadorin turk Umut Deniz, i cili iu nënshtrua kontrolleve të rrepta, e po ashtu u detyrua të kalonte nëpër skanerin e trupit.

E gjithë situata u krijua pasi trupat izraelite vranë 60 persona dhe plagosën qindra të tjerë, në protestën që palestinezët organizuan pranë Jeruzalemit të hënën, kur ambasada amerikane u hap në këtë qytet.

Turqia fajësoi Izraelin dhe SHBA-të për këto vrasje.

 


360grade.al


Ambrozia “vrasëse” nga Tepelena dhe me mbiemrin “Meta”

Të tjera