» “Avulluan” 700 mln dollarë, Policia mësyn shtëpinë e ish kryeministrit, akuzohet për korrupsion

“Avulluan” 700 mln dollarë, Policia mësyn shtëpinë e ish kryeministrit, akuzohet për korrupsion

Policia malajziane kontrolloi shtëpinë e ish-kryeministrit Najib Razak, një javë pasi ky i fundit humbi zgjedhjet kombëtare, pas shumë vitesh në pushtet.

Sapo ra nata, automjete të shumta policie u panë të qarkullonin përpara shtëpisë së tij, siç citohen mediat lokale. Kryeministri i ri, Mahathir Mohamad, më parë tha se do të kërkonte të hapte hetimet për korrupsion kundër ish aleatit të tij.

Z. Najib mohon çdo keqbërje, ndërsa në fundjavë, ndaj tij u mor masa e bllokimit të udhëtimeve jashtë vendit, për të mos e lejuar t’i largohet drejtësisë.

Kjo masë erdhi pasi të shtunën ai kishte tentuar të lërë Malajzinë, me pretendimin se do të ikte me pushime, me bashkëshorten e tij. Policia malajziane pranoi se po bën kërkime në pronat e Najib, por nuk dha detaje të mëtejshme, nëse ka gjetur prova kompromentuese.

Ish kryeministri akuzohet se ka abuzuar me një fond shtetëror, të cilin e krijoi vetë, ndërsa paraprakisht thuhet se nga ai fond janë zhdukur rreth 700 milionë dollarë.


360grade.al


Vdekja, ky udhëtim pa kthim…

Të tjera