» Putin lajmëron: Anijet tona të armatosura me “Kalibr”, do vendosen në…

Putin lajmëron: Anijet tona të armatosura me “Kalibr”, do vendosen në…

Presidenti rus, Vladimir Putin njoftoi se anijet e marinës ushtarake ruse, të armatosura me raketa “Kalibr”, do të vendosen për misione afatgjata në detin Mesdhe.

Shkak për këtë lëvizje, sipas Putinit, është bërë kërcënimi që vjen nga terroristët ndërkombëtarë në Siri.

Në një intervistë për agjencinë ruse të lajmeve, TAS, kreu i Kremlinit tha se këtë vit Rusia pritet të kryejë rreth 120 misione ushtarake detare, me anije e nëndetëse.

Ndonëse shefi i Kremlinit nuk ka saktësuar se kujt i referohet me termin “terroristë ndërkombëtarë”, lëvizja e tij vjen pak kohë pas sulmeve të Perëndimit në Siri, nga anije dhe nëndetëse të pozicionuara në Mesdhe.


360grade.al


Vdekja, ky udhëtim pa kthim…

Të tjera