» Vajza e aktorit të njohur shokon me rrëfimin e saj: U zhyta në errësirë dhe fillova të prisja veten

Vajza e aktorit të njohur shokon me rrëfimin e saj: U zhyta në errësirë dhe fillova të prisja veten

Pas babait të saj i cili është shumë i njohur në botën e kinematografisë edhe ajo vendosi që ti futet jetës së televizionit dhe  që në moshë fare të vogël publikoi këngën e saj të parë. Bëhet fjalë për Willow Smith vajzën e Will Smith, e cila ka shokuar publikun me rrëfimin e saj të fundit.

Ajo ka deklaruar që në një moshë fare të vogël ka humbur mendjen dhe ka filluar të dëmtojë veten. Willow ka treguar se ka qenë vetëm 9 vjeç kur ka publikuar këngën e saj të parë, ajo ka nisur të dëgjojë muzikë të erret dhe që nga ajo kohë filloi një periudhë e vështirë për të.

“Pas gjithë asaj që më ndodhi fillova të dëgjoj muzikë të errët dhe fillova të çmendesha “- ka treguar ajo.

“U zhyta në një vrimë të zezë dhe fillova që të prisja veten.”, rrëfen 17 vjeçarja.

Ndër të tjera, ajo ka thënë se këtë periudhë të vështirë të jetës e kishte rrëfyer vetëm tek shoqja e saj, ndërsa nëna e saj kur e ka marr vesh është tronditur dhe është munduar ta fsheh nga gazetarët.

Willow u bë shumë e famshme në botë që në moshën 9 vjeçare kur nënshkroi  kontratën me një nga shtëpitë më të njohura diskografike ‘Roc Nation’ të Jay Z.


360grade.al


Ambrozia “vrasëse” nga Tepelena dhe me mbiemrin “Meta”

Të tjera