» Gjaku i “bekuar”, 81 vjeçari shpëton miliona fëmijë

Gjaku i “bekuar”, 81 vjeçari shpëton miliona fëmijë

Një 81 vjeçar australian ka ndihmuar më shumë se 2 milionë fëmijë duke dhuruar gjakun e tij, nga i cili krijohet një medikament që parandalon problemet tek të porsalindurit.

James Harrison ka dhuruar gjak për 60 vite dhe ka realizuar dhurimin e tij të fundit në 11 maj. Disa herë e thërrasin “njeriu me krah të artë” dhe ka dhuruar gjak 1100 herë dhe vlerësohet se dhurimet e tij kanë shpëtuar jetë të 2.4 milionë fëmijëve në total.

Gjaku i Harrisonit përmban një antitrup të rrallë që përdoret për të prodhuar një medikament të quajtur anti-D imunoglobulinë e njohur ndryshe si Rh imunoglobulina. Ky medikament u jepet nënave që janë në risk për atë që quhet mospërputhja Rh(rezusit) me të fetusit, çka do të thotë se sistemi imunitar i nënave mund të sulmojë dhe të shkatërrojë qelizat e kuqe të gjakut të fetusit.

Kjo çon në probleme serioze për të sapolindurin, dëmtime në tru, verdhëz. Gjithsesi trajtimi me Rh imunoglobulinë që bëhet nga plazma e gjakut të dhuruar nga Harrison mund të parandalojë këto komplikacione.

Screen-Shot-2018-05-16-at-09.58.10


360grade.al


KM-ja superstar! Vazhdon shkëlqimi i rremë i varakut…

Të tjera