» Zbulohet çfarë u diskutua sot në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, Rama informoi për…

Zbulohet çfarë u diskutua sot në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, Rama informoi për…

Sot nën drejtimin e Presidentit të Republikës, Ilir Meta u mblodh Këshilli i Sigurisë Kombëtare.

Çështjet e diskutuara ishin: Gjendja e sigurisë kombëtare dhe direktiva vjetore e sigurisë së Republikës së Shqipërisë për vitin 2018; kontrolli dhe menaxhimi i integruar i kufijve, lufta kundër krimit të organizuar, terrorizmit dhe emigracionit të paligjshëm; emergjencat civile; siguria e infrastrukturave strategjike portuale dhe aeroportuale dhe mbrojtja kibernetike.

Për gjendjen e sigurisë kombëtare dhe direktivën vjetore të sigurisë së Republikës së Shqipërisë për vitin 2018 informoi Kryeministri, Edi Rama.
Për çështjet e tjera informuan anëtarët e tjerë të Këshillit të Sigurisë Kombëtare.
Presidenti theksoi rëndësinë e domosdoshmërisë strategjike për luftën kundër krimit të organizuar, terrorizmit, dhe forcimit të kontrollit të kufijve.
Gjithashtu Presidenti shprehu mbështetjen e plotë ndaj agjencive ligjzbatuese për thellimin e luftës pa kompromis kundër trafikut të drogës dhe krimit të organizuar.

Po kështu, raportet e Departamentit të Shtetit, Bashkimit Evropian dhe agjencive partnere të specializuara për këto çështje të rëndësishme, nënvizoi Presidenti i Republikës, janë një platformë solide për të reflektuar dhe për të ndërtuar një partneritet të besueshëm, të qendrueshëm dhe afatgjatë për forcimin e sigurisë kombëtare dhe antarësimin në Bashkimin Evropian.


360grade.al


Vdekja, ky udhëtim pa kthim…

Të tjera