» Fatmir Xhafaj: Unë i kërkova dorëheqjen Kryeministrit, por ai nuk e pranoi

Fatmir Xhafaj: Unë i kërkova dorëheqjen Kryeministrit, por ai nuk e pranoi

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, ka folur pasditen e sotme në një konferencë shtypi pas akuzave të opozitës se ka mbrojtur nga drejtësia vëllain e tij të dënuar për trafik droge.

Xhafaj duke pranuar ngjarjen për të cilën thotë se i vëllai është kapur në itali në vitin 2002, tha se në atë kohë ishte ministër dhe i kërkoi dorëheqjen kryeministrit të asaj kohe Pandeli Majko, por ky i fundit nuk kishte pranuar.

“Ngjarja ka ndodhur në vitin 2002, kur im vëlla ishte vetëm 25-vjeç dhe unë isha ministër i qeverisë me kryeministër Pandeli Majkon. Në atë kohë unë i kërkova dorëheqjen Kryeministrit, por ai nuk pranoi.”, tha Xhafaj, teksa mohon akuzat e opozitës se ka gisht në shmangien e të vëllait nga drejtësia.


360grade.al


Pse o Ramë, Shqiponja në hyrje të Tiranës të duket vulgare? Ke kandiduar për stilist të Kombit?

Të tjera