» Kosovë/ Kur gazetari shkon në pension

Kosovë/ Kur gazetari shkon në pension

 Prishtinë, dita djeshme. U botua një lajm si turpshëm se gazetari shumëvjeçar HIVZI KRASNIQI shkoi në pension. U botua edhe një foto, ai doajeni I gazetarisë kosovare, në mesin e 4-5 kolegëve më të rinj, para godinës së Radio Kosovës ku Hivza kishte kaluar një jetë njeriu para mikrofonit…Dukej i mëvrejtur por edhe krenar.

I mëvrejtur sepse nuk është kollaj t’ ia kthesh shpinën një godine ku ke kaluar gati një gjysmë shekulli dhe ke komunikuar me dëgjuesit dikur vetëm në Kosovë e viteve të fundit anembanë rruzullit tokësor ku ka shqiptarë… I mëvrejtur sepse pas vete po lë kujtime nga më të ndryshmet kur si çunak nga Peja kishte ardhë me ambicie për t ‘u bërë gazetar. Me qindra e mijëra orë i kaloi pranë mikrofonit duke ua çarë hallet e njerëzve ani se në Kosovë ka pasur pak të tillë! Aty afër i pati edhe ata që e përgjonin, kolegë serbë, që ia peshonin çdo fjalë e çdo porosi! Por Hivza, siç e thërrasim ne, ia doli, dhe e arriti pensionin…

Në Perëndim të shkosh në pension sa është mirënjohje aq është edhe lumturi! Po Kosova nuk është Perëndim dhe shumë larg është Perëndimit! Sepse Hivzën tim e pret tani SKAMJA! Ai pas 40 vitesh të kaluara para mikrofonit e pret  jeta e vështirë madje edhe ndoshta do të jetë I detyruar t ‘I qaset ndonjë profesioni të ri ani tash në pleqëri! Do ta marr një pension prej VETËM 200 eurosh e hiq më shumë! E çka të bëj me to, nga t i ndaj ato? Shyqyr që është mirë për nga shëndeti se gjysma do t i shkonin për ilaçe! E tjerat për ndonjë kafe me miq e shokë po pastaj?

Pra kjo është ajo Kosova e çlirimit por jo ajo e LIRISË kur një punëtor shkon në pension dhe e pret MJERIMI dhe SKAMJA! Punëtori e deri te akademiku duhet të përballen me varfërinë e si ta shtyjnë jetën që të mos e shtrijnë dorën e lypës nga fëmijët dhe të afërmit që jetojnë më mirë! Pra kjohja i pret intelektualët kosovarë, kjo do të jetë e ardhmja aspak e DINJITETSHME e tyre! Aq më pak e dinjitetsh kur çdo 6 muaj duhet të paraqitet I shkreti pensionist në zyrat e pensioneve ku bëhet tollovi e pashoqe me kartelë në dorë e për të pritur me orë të tëra, ani pse – për të dëshmuar se është gjallë! Ata të Ministrisë përkatëse madje thonë dhe kanë ankesa se si edhe të vdekurit po u bënin telashe pasi edhe pas vdekjes po u marrin pensione! E kjo bezdi e padinjitetshme ka mundur qe 20 vite të rregullohet e të jenë në rrjetin kompjuterik me zyrat komunale ku bëhet çljamërimi I njerëzve që vdesin por ky shtet nuk ka pasur kohë dhe nuk po i del kohë të merret me gjëra praktike, jetësore por po merret me politikë të madhe, aso të rëndë ndërsa jeta e NJERIUT TË ZAKONSHËM SA VJEN E BËHET GJITHNJË E MË RËNDË…

Me Hivzi Krasniqin sot e kemi ndarë të pijmë nga një kafe, e do t’i jap saber që të mos zhgënjehet me atë që e pret, të bëjë gajretr dhe të mos i bie pishman që jeta e qiti në këtë vend sepse si thonë spanjollët “ke sera,sera…”

Megjithatë Hivza si shumë të tjerë po shkojnë faqebardhë në pensionin e merituar sepse me nder i kanë shërbyer këtij populli madje edhe në kohëra bukur të vështira, duke punuar e rrezikuar si të ecësh për teh të shpatës  – për Kosovën e sotme e cila siç po shihet ashiqare po e zhvasin dhe po e nëpërkëmbin një pjesë e elitës thuase të ishte prone e tyre (sic!) e , atëherë nuk kanë faj që njerëzit po e thonë hapur gjithnjë e më shpesh e me mëllefine arsyshëm : KJO NUK ËSHTË AJO KOSOVA QË NE KEMI ËNDËRRUAR!

Hivzo, shëndet dhe jetë të gjatë në pension! Mos u mërzit se nuk je vetëm…Zhgënjimin po e ndajmë së bashku!

(Esad Dujaka për 360gradë.al)

 


360grade.al


Opozitar? Apo të vdesësh në gjumë dhe nga shpresat e rreme…

Të tjera