» Rivaldo: Ja pse Neymar nuk do të fitojë asnjëherë asgjë

Rivaldo: Ja pse Neymar nuk do të fitojë asnjëherë asgjë

Rivaldo ka shprehur mendimin e tij se Neymar nuk do të fitojë asgjë të rëndësishme, duke përfshirë edhe Ligën e Kampionëve, nëse ai qëndron te PSG. Neymar ka qenë prej kohësh i lidhur me një rikthim në Spanjë, që nga transferimi i tij në kryeqytetin francez, me Real Madridin që është gati të paguajë shuma të majme.

Zinedine Zidane, kohët e fundit shprehu pikëpamjen e tij se sulmuesi brazilian do të ishte një përshtatje e pajtueshme me Cristiano Ronaldon, yllin e “Santiago Bernabeu”, megjithëse asnjë lëvizje zyrtare nuk është materializuar ende.

Megjithatë, presidenti i PSG, Nasser Al-Khelaifi, tha se “është 2000 përqind i sigurtë, që Neymar nuk do të largohet nga klubi parizien në merkaton e ardhshme”. Pavarësisht kësaj, Rivaldo mendon se Neymar, në moshën 26-vjeçare dhe në vitet e tij të pikut, do të duhet të largohet nga Parisi, nëse ai do të fitojë nderimet më të përshtatshme për nivelin e tij.

“Nëse Neymar nuk largohet nga PSG, kurrë nuk do të fitojë asgjë të rëndësishme, – tha 46-vjeçari për “Gazzetta dello Sport”. – Sidomos Liga e Kampionëve, e cila është konkurrenca më e rëndësishme. Liga franceze është në një nivel më të ulët në krahasim me ligat spanjolle dhe angleze, pastaj luan për një klub pa histori”.

Nëse Neymar qëndron në Francë gjatë verës, kjo mbetet për t’u parë, por braziliani ka më shumë çështje të rëndësishme për t’u shqetësuar përpara se të kthehet në futbollin e klubit, pra Kupën e Botës.

Rivaldo është ende duke e vuajtur dështimin e Selecao-s për të siguruar titullin e gjashtë në shtëpi, në vitin 2014, por beson se kombëtarja e vendit të tij ka skuadrën e duhur këtë herë për të shkuar gjatë gjithë rrugës në turneun e Rusisë:

“Brazili është favoriti im, – tha ai. – Ne ende duhet të heqim zhgënjimin e vitit 2014, kur nuk arritëm të fitojmë në shtëpi. Kjo mund të jetë një trampolinë e madhe për Neymar. Ai dhe Gabriel Jezus mund të jenë yjet e Kupës së Botës në Rusi dhe do ta tërheqin Brazilin drejt lavdisë”.


360grade.al


Ambrozia “vrasëse” nga Tepelena dhe me mbiemrin “Meta”

Të tjera