» Trondit Izeti, shkruan një letër dashurie që të shastis: Unë qaj natë e ditë për ty, o fryma ime…

Trondit Izeti, shkruan një letër dashurie që të shastis: Unë qaj natë e ditë për ty, o fryma ime…

Izet Haxhia pas ekstradimit nga Turqia ndodhet në burgun 302 në Tiranë.

Sakaq Izet Haxhia përmes avokatit të tij ka bërë publike një letër dedikuar të dashurës së tij që për publikun njihet me emrin “Franca”

Ja letra e plotë e Izet Haxhisë:

“Miq te dashur, ju falenderoj secilin prej jush per perkrahjen. Une do luftoj deri në fund me Të Vërtetat e mia, pa zhgënjyer asnjerin prej jush.

Mesazhin kryesor e kam për dashurinë e jetës time, shpresoj Të më mirëkuptoni…
– Dashuria ime! Shpirti im! Jeta ime! Ne kete qeli ku banoj dhe dielli nuk hyn kurre, ti je dielli im, drita ime qe me ndricon shpirtin! Ne kete qeli pa ajer, ti je oksigjeni im, fryma ime!
Nuk ka minute te dites apo Te nates, qe nuk mendoj per ty, qe nuk flas me ty, Te them papushim se sa shume te dua, se sa jetike Te kam, sa te shtrenjte!

Te kam thene me mijera here qe Ti je dashuria ime e jetes, e para dhe e fundit! Nuk ka fjale po Te marresh Te gjithe fjaloret e gjuheve qe ka bota, qe Te pershkruaj dashurine qe ndjej per ty, cdo fjale me duket e varfer.

Thone qe burrat Nuk qajne… Qajne e cfare Te qare. Por lotet qe derdh per ty, Nuk jane lote dobesie, Por lote dashurie dhe malli! Ah, ky malli per ty, qenka gjeja me e veshtire qe duhet te perballoj! Me ka marre malli tmerrsisht shume per cdo gje tenden, edhe per momentet kur me beje hetuesine, dhe une Te pergjigjesha si nje i pandehur i bindur 😀..

Dy javet ne burgjet e Turqise, kane qene jàvet me Te tmerrshme te jetes time, sepse nuk me linin Te flisja me ty, Te degjoja zerin tend, zerin e jetes..
Por u gezova kur mesova qe ti ishe bere e forte, qe kishe mbajtur fjalen qe me dhe ate dite kur u dorezova: qe do beheshe e forte dhe do sheroheshe.. Kush Te ka mbeshtetur dhe respektuar ty ne keto kohe e ne vijim, me mbeshtet dhe respekton Edhe mua! Sepse ne jemi Nje!!!
E di qe e ke dhe do t a kesh shume Te veshtire! Por do ta fitojme edhe kete beteje!

Ti je Heroina ime e pamposhtur!
Ti je Dashuria ime e perjetshme!

Te kam dashur gjithe jeten vetem ty, do Te Te dua deri ne frymen e fundit! Jam i joti pergjithmone! Edhe 1 milion here Te vija ne jete, 1 milion here do Te Te doja vetem ty!
Dhe mos harro: DO MARTOHEMI BASHKE, kudo qe te ndodhemi !
Te dua pafund bebi im, magjia ime, mrekullia ime, Dashuria ime e Paster dhe Hyjnore!
Te puth fort me mall, kokekashta ime e bukur!

Mi pershendet Te gjite miqte e mi!
Izet Haxhia,
Burgu 302,
Tirane,
Shqiperi.

 

 


360grade.al


Vdekja, ky udhëtim pa kthim…

Të tjera