» Habit tenistja e njohur: Jam martuar me një burrë të bardhë dhe…

Habit tenistja e njohur: Jam martuar me një burrë të bardhë dhe…

Serena Williams u martua me Alexis Ohanian në Nju Jork nëntorin e kaluar, pak muaj pasi ishin bërë prindër. Ata janë takuar për herë të parë në vitin 2015 dhe në një intervistë të dhënë kohët e fundit, tenistja amerikane u shpreh se nuk e kishte menduar kurrë se do të binte në dashuri me një mashkull të bardhë. Ajo ka qenë gjithnjë një mbrojtëse e flaktë e të drejtave të njerëzve me ngjyrë në Amerikë.

“Unë jam një sportiste, ai është një njeri i biznesit. Ujë jam e zezë, ai është i bardhë. Jemi totalisht të kundërt, por mendoj se ne kompletojmë njëri-tjetrin. Ne e konceptojmë punën në mënyra të ndryshme”, tha Serena Williams në një intervistë.

“Më duket interesante, pasi nuk e kisha menduar kurrë se një ditë do të martohesha me një mashkull të bardhë. Ndaj kjo lidhje tregon se sa e vërtetë është kjo dashuri mes nesh, e cila nuk njeh diferencën e ngjyrave të trupit dhe kjo është më e rëndësishme për ne”, u shpreh tenistja amerikane.


360grade.al


KM-ja superstar! Vazhdon shkëlqimi i rremë i varakut…

Të tjera