» “Në Gaza një masakër barbare e civilëve, Europa të reagojë ose nuk ekziston më”

“Në Gaza një masakër barbare e civilëve, Europa të reagojë ose nuk ekziston më”

Massimo D’Alema në intervistën dhënë “Il Fatto Quotidiano” raporton gabimet e Izraelit dhe Hamasit. “Brukseli të kundërshtojë SHBA dhe Trump, kërcënohen interesat tona”

Massimo D’Alema nuk do ti zvogëlojë faktet e Gazës në termin “përplasje”. Ishte më tepër një “masakër barbare e djemve të çarmatosur”. Ish-kryeministri dhe ish ministër i jashtëm, në një intervistë me “Il Fatto”, thekson në njërën anë “cinizmin e pafalshëm të Hamasit, që dërgon djemtë e rinj në kasaphanë”, në anën tjetër tmerrin e kryer nga “ushtarët izraelitë që marrin shënjestër fëmijët dhe më pas festojnë duke postuar në Facebook, videot e njërzve të vrarë “.

Sipas eksponentit të Leu (partia Liberi e Uguali), “qëllimi i ushtrisë është vetëm për të poshtëruar dhe terrorizuar popullsinë e Gazës, sigurisht jo për të mbrojtur Izraelin”. Prioriteti është të “ndalojmë këtë masakër“, dhe Evropa duhet të luajë një rol aktiv, për shkak se urrejtja që Izraeli dhe SHBA janë duke mbledhur reth vetes, mund të godasin vetëm kontinentin e Vjetër, sa i përket migrimit dhe terrorizmit.

“Politika izraelite ka zhdukur çdo mundësi të një shteti palestinez. Pyes veten në qoftë se ne nuk duhet të themi dhe përsërisim në mënyrë hipokrite formulën “dy popuj, dy shtete”. Shteti palestinez nuk ekziston më, u pushtua, u kolonizua. Territoret palestineze janë tani si rezervat indiane. Problemi i vërtetë që lind tani janë të drejtat njërzore dhe civile të popullsisë. Një shtet palestinez nuk është më, është vetëm një skenar i Afrikës së Jugut, në të cilin palestinezët jetojnë një formë të aparteidit. Evropa duket se nuk do të kuptojë se kjo situatë është një kërcënim i drejtpërdrejtë: urrejtja që Izraeli dhe SHBA -të tërheqin në emër të gjithë Perëndimit, mund të çojë në thirrjen e rekrutëve të rinj për terrorizëm, valëve të reja të refugjatëve dhe do të jemi ne evropianët, që do të paguajmë çmimin e kësaj plage të hapur “.

D’Alema theksoi se Donald Trump ka arritur “pikën më të ulët të besueshmërisë së Uashingtonit,” pas lëvizjeve në Izrael – me transferimin e Ambasadës të SHBA në Jeruzalem – dhe me Iranin – me largimin nga marrëveshja bërthamore. Evropa nuk mund të qëndrojë duke shikuar, si spektatore.

 

“BE-ja është e kërcënuar drejtpërsëdrejti në interesat e saj. Në këtë moment nuk mjaftojnë apelet për përmbajtje të palëve, siç thuhet nga Mogherini (përfaqsuesja e lartë e BE për politikën e jashtme). Nëse Evropa nuk është në gjendje të reagojë, kjo do të thotë që nuk ekziston më.”/Huffingon post/360grade.al


360grade.al


Ambrozia “vrasëse” nga Tepelena dhe me mbiemrin “Meta”

Të tjera