» Shqipëria vendi ku droga rrjedh lumë, loja e Ramës dhe fati i Tahirit…

Shqipëria vendi ku droga rrjedh lumë, loja e Ramës dhe fati i Tahirit…

Shqipëria një vend i vogël me pasuri të mëdha, që e kanë zili edhe vendet më të fuqishme të botës. Një vend që ka një histori të madhe ku shumë luftëtarë të mëdhenj kanë derdhur gjak, që ne të shohim ”pakëz dritë”. Po vetëm dritë që nuk po shohim. Jemi zhytur në një llum ku mbizotëron droga, krimi dhe korrupsioni.
Çështja shtrohet në këtë mënyrë, duke marrë parasysh zhvillimet e fundit që kanë ndodhur në vendin tonë, ku ministra po akuzohen për trafikim droge, bashkëpunim me mafien. Janë nënshkruar marrëveshje gjaku, se pa u derdhur gjak nuk ka para, dhe pa para nuk lëviz dot politika dhe krimi që është ulur bashkë me politikën këmbëkryq para oxhakut, ku kanë ndezur një zjarr të madh, i cili kërkon shumë dru qe të ushqehet. Po të bëjmë një krahasim të thjeshtë, drutë janë populli i thjeshtë, i cili nga padituria dhe nga pafuqia për ngritur krye, bëhet kurban për aferë të disa kriminelëve, të cilët kanë vënë një maskë dhe na hiqen si Mesia, që zoti e ka dërguar vetëm për të bërë mirë dhe për të sjellë pakëz dritë në këtë vend që e errësira i ka vënë kthetrat.

Po le të flasim me fakte. Para disa javësh në Durrës u sekuestrua sasia drogës më e madhe e kapur ndonjëherë në vend, plot 613 kg kokainë e cila ishte fshehur në një kontenier që transportonte banane. Media po vlonte nga informacione nga më të ndryshmet, por si çdo ngjarje tjetër që ndodh në këtë vend që e ka mbytur llumi, do kalojë kohë dhe kjo ngjarje do të harrohet.
Pas 6 muajsh ish-ministri i Brendshëm bëhet i gjallë dhe del në Parlament sikur mos të kishte ndodhur asgjë. Një kod ky nga Tahiri që tregonte që unë jam këtu dhe nuk dua t’ia di për drejtësi, nuk pyes njeri, sepse e kam atë lloj fuqie që mund të bëj çfarë të më dojë kokrra e qejfit, mund të ketë menduar ai me veten e tij. Nuk vonoi shumë dhe hoqi dorë nga mandati i tij si deputet i PS, ku  në një deklaratë për shtyp ai u shpreh qartë kundër Ramës se politikën ne këtë vend e ka mbytur krimi. Po ku është ai tani? Sajmo i “pafajshmi” i cili ka marrë masën arrest shtëpie, ku atje rri si pasha dhe po shijon pushimet ndërsa 4 kuksianë, të cilët protestuan për një të drejtë të tyre janë akoma në burg. Nuk pyet kush për ta, sepse në sytë e politikës dhe Ramës ata shihen vetëm si dele, të cilat priten të bëhen kurban.
Gazetari i njohur Arjan Çani në një nga emisionet e 360 grade të drejtuar nga Artur Zheji bëri një parashikim që viti 2018 do të sjellë surpriza, ku politikanë me emër do të arrestohen, dhe kështu siç po rrjedhin ngjarjet, parashikimi i tij mund të dalë i vërtetë. Sepse pas arrestimit të Tahirit, doli edhe firmosja e fletëmandatit për të arrestuar Adriatik Llallën dhe shkarkimit të prokurorit të krimeve të rënda Besim Hajdarmataj, ka dalë në skenë edhe ministri Fatmir Xhafaj, ku vëllai tij akuzohet që të ketë bashkëpunuar me kriminelë dhe qe ky i fundit mbrohet nga vëllai i tij.
A mos janë vallë këta peshqit e mëdhenj që përmend shpesh ambasadori amerikan Donald Lu?
Po Rama ku është? Pse qëndron kaq i qetë ky njeri sikur mos të ketë ndodhur asgjë? Kaq shumë pushtet të ketë vallë sa nuk pyet as për drejtësi as për shejtan?

Alfred Cako studiuesi i njohur në një nga emisionet e 360 grade përmendi një shoqëri sekrete që mban në pushtet Ramën, Shoqëria e Fabianëve, një organizatë sekrete që me marrëveshjet e saj të fshehta luan me politikën botërore.
Çfarë dreqin po ndodh në këtë vend ku droga po rrjedh si lumë dhe vrasjet janë bërë kaq familjare ku çdo ngjarje harrohet brenda tre ditëve.
Çohu o popull nga ky gjumë letargjik dhe merrni në dorë situatën se gjërat po shkojnë për dreq dhe nuk kanë për t’u ndalur këtu. Mos dëgjoni pallavrat se janë të gjitha të sajuara: jo u arrestua filan ministër jo po u arrestua një tjetër kokë e rëndësishme, janë të gjitha skena për të na hedhur hi syve se asgjë nuk ndodh me ta.

Shkrimtari i njohur Migjeni e ka thënë mirë: “Si nuk kam një grusht të fortë që t’i bij mu në zemër malit që nuk ban za”.

Po ja o popull i mjerë, mali janë politikanët që rriten dita ditës dhe grushti tregon pafuqinë tuaj për të ngritur krye.

Populli i thjeshtë shqiptar që ropatet dita ditës dhe derdh gjak dhe djersë për teë parë pakëz dritë i thonë. Më falni për krahasimin por po na trajtojnë si qenë, që sa herë ngremë zërin na japin një copë mish për të na mbyllur gojën.
Çohuni o popull para se të jetë shumë vonë, mos mendoni për vete por mendoni për brezat e rinj që do vinë, mendoni për ata që të gjejnë një vend ideal për të jetuar dhe jo një vend që në gjakun e saj ka vetëm drogë, vrasje, dhe korrupsion.
Shqipëria perla e Ballkanit, që është e zhytur mjerim dhe në një llum të pisët që po na merr shpirtin. /360grade.al/ Daniel Kojku


360grade.al


KM-ja superstar! Vazhdon shkëlqimi i rremë i varakut…

Të tjera